Zendeli: “I kemi çuar ftesë zyrtare me shkrim Aleancës për Shqiptarët që të bëhet pjesë e opozitës

Sot në emisionin 10Minuta ishte i ftuar deputeti i Lëvizjes Besa, Fadli Zendeli. Duke folur për opozitën shqiptare, ai tha se tre partitë e bashkuara shqiptare opozitare i kanë bërë shkresë me shkrim Aleancës për Shqiptarët që të bëhet pjesë e opozitës. Ai përgënjeshtroi komentet e fundit të Taravarti se kërkesë është bërë vetëm nëpër mediat apo rrjetet sociale, duke potencuar se ekziston një ftesë me shkrim për këtë.

“I kemi çuar ftesë zyrtare me shkrim Aleancës për Shqiptarët që të bëhet pjesë e opozitës. Ka një afat kohor kur duhet të përcaktohen nëse duan të qëndrojnë në Qeveri apo të bëhen pjesë e opozitës. Ka një kërkesë të shkruar qartë me shkrim nga të treja subjektet parlamentare opozitare. Është çështje tjetër si do të vendosë Aleanca pë Shqiptarët, nuk interefrojmë në këtë çështje, është puna e tyre. Për ne do të ishte mirë dhe janë të mirëseardhur, nëse nuk bashkohen le të vazhdojnë rrugën e tyre dhe ne tonën.”- tha Zendeli.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu