Тë hënën Shkupi pa transport publik! Vetëm nga një autobus në të gjitha linjat për shkak të nxënësve?

Për shkak se të punësuarit nuk e kanë marrë rrogën e dhjetorit, autobusët e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik nga e hëna nuk do të qarkullojnë, edhe pse është caktuar seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Qytetit të Shkupit, thonë nga Sindikata e NQP-së, përcjell TV21. Nga Sindikata shtojnë se nesër do ta shqyrtojnë mundësinë nëse të hënën në mëngjes do të ketë nga një autobus në të gjitha linjat për nxënësit, duke marrë parasysh se fillon gjysmëvjetori i dytë shkollor.

Kryetari i Sindikatës, Miqo Stojanovski në një deklaratë për MIA tha se i përmbahen vendimit të tyre – se transport publik nuk do të ketë të hënën, kur është thirrur seanca e Këshillit të Qytetit ku si pika e vetme e rendit të ditës duhet të votohet për subvencionet e ndërmarrjes në vlerë prej 11 milionë eurove.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu