Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual, ndërsa paralajmëroi edhe zgjedhje të parakohshme lokale, që do të mbahen në disa komuna në Serbi brenda pesë deri në gjashtë muajsh.

“Do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Para përfundimit të mandatit të mbledhjes aktuale të parlamentit, ne do të shkojmë në ato zgjedhje dhe pastaj njerëzit do të kenë mundësinë të vlerësojnë punën e secilit prej nesh”, tha Vuçiç në Pallatin e Serbisë, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari.

Vuçiç deklaroi se në zgjedhje qytetarët do të vendosin, “nëse duam të jetojmë në një Serbi të mirë dhe normale”.

“Atëherë njerëzit do të kenë mundësinë të vlerësojnë punën e secilit prej nesh dhe të thonë nëse duam të jetojmë në një Serbi të mirë apo në Serbinë e tyre, nëse duam të jetojmë në një Serbi normale. Pra, këto gjëra janë shumë të rëndësishme dhe më duket se njerëzit në fund të fundit marrin një vendim për këtë”, tha Vuçiç.

Protestat kanë vazhduar në Serbi që nga nëntori i vitit 2024, pasi një tendë u shemb në stacionin hekurudhor në Novi Sad, duke vrarë 16 persona. Protestuesit fajësojnë autoritetet për tragjedinë. Një nga kërkesat e tyre janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deklarata e papritur e Trump në Bordin e Paqes: 2-3 lider në këtë grup, nuk i duroj dot!

ZVICËR- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, u shpreh se i pëlqen të gjithë liderët që janë pjesë e këtij grupit me përjashtim 2-3 prej...

Haziri: Këpucët e Rugovës nuk i bëjnë askujt, e la trashëgimi LDK-në

Lutfi Haziri ka folur për rëndësinë e frymës Rugoviane në politikë dhe për ndikimin e saj në marrëdhëniet brenda komunitetit dhe institucioneve politike....

Shkupjani e rrëmben të miturin dhe fut në bagazh, për shkak të goditjeve të veturës me topa bore

Dje në orën 22:00, në SPB Shkup, E.B. (36) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:30, në një stacion autobusi në zonën e...

Osmani publikon foto me Trumpin: Aleanca me Amerikën është rruga e vetme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar në Facebookun e saj një fotografi me presidentin amerikan, Donald Trump. Kjo fotografi është realizuar gjatë procesit të...

Trump ia shtrëngon duart Osmani pasi e nënshkruan rezolutën inauguruese të Bordit të Paqes

Presidenti amerikan, Donald Trump e nënshkroi rezolutën inauguruese që do të përcaktojë mandatin e Bordit të Paqes për Gazën. Me liderët pjesëmarrës prapa, Trump hodhi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu