Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi të rrezikshëm. Ai vrapoi drejt njërit prej sulmuesve, ia rrëmbeu armën nga duart dhe e detyroi të tërhiqej, duke parandaluar pasoja edhe më tragjike.

Veprimi i tij tronditi dhe frymëzoi opinionin publik, ndërsa autoritetet dhe qytetarët e cilësuan Ahmedin si hero të vërtetë. Babai i tij, duke folur për mediat, tha se djali i tij nuk u udhëhoq nga dëshira për famë, por nga “ndërgjegjja dhe humanizmi”.

“Ahmedi veproi ashtu siç e ndjeu në zemër. Ai beson se jeta e njeriut është e shenjtë dhe se në momente rreziku nuk duhet të kthejmë shpinën,” u shpreh ai.

Historia e Ahmed al Ahmedit po shihet si një mesazh i fuqishëm kundër dhunës dhe paragjykimeve, duke dëshmuar se guximi, solidariteti dhe humanizmi nuk kanë fe, komb apo kufij.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu