Zuckerberg: Jo më verfikim faktesh në FB dhe Instagram

Mark Zuckerberg heq dorë nga idealet e tij të mëparshme dhe njofton ndërprerjen e sistemit të deritanishëm të verifikimit të fakteve në FB dhe Instagram.

Pas fitores së parë të Donald Trumpit në zgjedhjet në SHBA në vitin 2016, kompania mëmë Facebook Meta u përpoq t’i kufizonte dezinformimet dhe gjuhën e urrejtjes në platformat e saj. Lajmet e rreme nuk duhet të ndikojnë zgjedhjet dhe formimin e opinionit ishte kredoja që shpalli asokohe themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

Tani Zuckerbergu po heq dorë qartësisht nga idealet e tij të mëparshme – dhe dëshiron t’i ridizajnojë Facebook-un dhe Instagram-in sipas shembullit të platformës X. Në një video-mesazh Zuckerberg-u njoftoi se në të ardhmen në platformat e tij nuk do të ketë më kontroll dhe verifikim lajmesh.

Zuckenberg me syze Orion AR Zuckenberg me syze Orion AR
Zuckerberg: Verifikuesit e fakteve, që kanë parandaluar në të kaluarën gjuhën e urrejtjes dhe përhapjen e pretendimeve të rreme në FB dhe Instagram, nuk janë politikisht neutralë.Fotografi: Manuel Orbegozo/REUTERS
Do të ketë “rregulla më të thjeshta” dhe “më pak kufizime” – njoftoi Zuckerberg duke përdorur terma luftarakë populiste të djathta, të cilat i përdor vazhdimisht edhe pronari i X, Elon Musk.

Verfikuesit e fakteve nuk janë politikisht neutralë
Sipas tij qeveritë dhe “mediat e vjetra” kanë punuar për një kohë të gjatë për të “censuruar” njerëzit. Meta kishte qenë pjesë e kësaj nisur nga vullneti i mirë. Por tani ai dëshiron ta kthejë kompaninë e tij në rrënjët e saj “dhe të rivendosë lirinë e shprehjes”.

Zuckerberg-u pretendon se kontrolluesit e fakteve, të cilët kanë parandaluar në të kaluarën gjuhën e urrejtjes dhe përhapjen e pretendimeve të rreme në rrjetet e tij, nuk janë politikisht neutralë. Kur bëhet fjalë për çështje të tilla si migrimi apo barazia gjinore, ai dëshiron që në të ardhmen të ketë më pak kufizime dhe fshirje postimesh dhe përmbajtjesh.

Logo e koncernit Meta Logo e koncernit Meta
Në të ardhmen koncerni Meta do t’ua lërë në dorë përdoruesve që të vendosin se çfarë është e vërtetë apo e rremeFotografi: Jens Büttner/dpa/picture alliance
Në të ardhmen Meta do t’ua lërë në dorë përdoruesve të saj që të vendosin se çfarë është e vërtetë apo e rreme. Në rast se kanë dyshime ata mund t’i japin këto informacione në komentet nën postime apo të shkruajnë në të ashtuquajturat community notes. Deri më sot vërtetësia e përmbajtjeve kontrollohej nga palë të treta. Zuckerberg-u njoftoi gjithashtu se në të ardhmen referencat ndaj informacioneve shtesë në përmbajtjen e verifikuar do të jenë më pak të dukshme.

Përplasje me BE-në
Bashkëpunimi me kontrolluesit e fakteve do të ndërpritet fillimisht në SHBA. Zuckerberg-u është i vetëdijshëm se ndryshimet në politikën e verifikimit të informacioneve do të shkaktojnë përplasjeje me BE-në, ku ka një ligj kundër dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes në platformat online. Shefi i koncernit Meta shpreson që presidenti i ardhshëm i SHBA, Donald Trump, do të ushtrojë presion kundër këtyre rregullave, të cilat ai i quan si “censurë të institucionalizuar”.

Në mënyrë të ngjashme veproi miliarderi Elon Musk pasi mori drejtimin e Twitter. Stafi që kontrollonte shërbimin e mesazheve të shkurtra në lidhje me gjuhën e urrejtjes u shkarkua në një shkallë të gjerë dhe shumë llogari të bllokuara të ekstremistëve të djathtë dhe atyre antisemitë u riaktivizuan. Në platformën që tani quhet X, mund të gjesh sot përmbajtje që glorifikojnë pa censurë dhunë, pornografi dhe deklarata raciste.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Netanyahu konfirmon se “nuk do të ketë” shtet palestinez

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se nuk do të ketë shtet palestinez, gjatë një ceremonie të rëndësishme nënshkrimi për projektin e kolonizimit...

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Një llogari në Instagram ka publikuar një foto ku pretendohet se këngëtarja Elvana Gjata ka shtuar në “Favorites” një video të lidhur me Flori...

Irani: Materiali bërthamor i pasuruar “nën rrënojat” e goditjeve nga lufta me Izraelin

Irani njoftoi të enjten se materiali i pasuruar bërthamor mbetet “nën rrënojat” e objekteve të goditura gjatë luftës së fundit me Izraelin. Ministri iranian i...

Gjermania mbështet planin francez për shtetin palestinez, sipas Bloomberg

Pas sulmeve në Katar, Berlini pritet të votojë pro Deklaratës së New York-ut për dy shtete Qeveria gjermane ka vendosur të mbështesë një propozim francez...

Shqiptarët e “Severnës” si vasalë të bindur të pushtetit!

Që prej tri dekadash shqiptarët e "Severnës" janë nënshtruar pushtetit maqedon si vasal të bindur, jo që nga viti i kaluar me rikthimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu