Zgjedhja e anëtarit të KSHZ-së, as në seancën e nesërme!

As në seancën parlamentare e cila mund të jetë e fundit e kësaj përbërje parlamentare para se të ndryshohet kryeparlamentari Talat Xhaferi, e që është caktuar për ditën e hënë më 15 janar, nuk gjendet në rend dite zgjedhja e anëtarit të KSHZ-së. E ndërkohë bojkoti i deputetëve të Lidhjes Evropiane për Ndryshim është në javën e dytë, si formë presioni për shumicën, për të zgjedhur anëtarin që thonë se u takon në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Nga ky koalicion kanë paralajmëruar edhe protesta, madje edhe pengim të mbajtjes së zgjedhjeve në Çair dhe Tetovë.

“Është vazhdimësi e politikave të shumicës parlamentare. Atyre frika u ka hyrë në palcë nga opozita shqiptare dhe nga humbja e cila i pret nga opozita shqiptare dhe kjo është edhe njëra nga arsyet e bllokadës dhe obstruksionit që në vazhdimësi i bëhet kësaj çështje”, u shpreh Fadil Zendeli, Lëvizja Besa, Lidhja Evropiane për Ndryshim.

Kuvendi do të zhvillojë aktivitetet që duhen t’i paraprijnë zgjedhjes së qeverisë teknike duke filluar nga 22 janari kurse afati i fundit për zgjedhjen e saj është 28 janari. Brenda atyre ditëve, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi duhet të japë dorëheqje dhe të zgjidhjet kryetar i ri, Jovan Mitrevski, nga LSDM-ja. Nuk dihet akoma nëse Xhaferi do të ketë vullnet të përfundojë çështjen e anëtarit të KSHZ-së para largimit nga detyra e kryeparlamentarit ose këtë “barrë” do të ja kalojë pasardhësit të tij Mitrevskit.

“Po bëhet fjalë për shumicën e njëjtë parlamentare; LSDM, BDI, Aleanca. Edhe LSDM-ja është pjesë e kësaj bllokade, është pjesë e këtij obstruksioni që ndodh në Kuvend. Për shkak se shkojmë drejt procesit zgjedhor presionet janë në rritje, presioni është në rritje nga opozita shqiptare, nga opinion publik, nga faktori ndërkombëtar. Presioni ndaj shumicës që të mos bëjë një bllokim dhe obstruksion të tillë është i fuqishëm për shkak se KSHZ-ja duhet të jetë e kompletuar”, shtoi Fadil Zendeli, Lëvizja Besa, Lidhja Evropiane për Ndryshim.

Në përbërjen aktuale, KSHZ-ja ka tre anëtarë nga LSDM-ja, dy nga VMRO-ja, një nga BDI-ja dhe një karrige boshe. Nëse nuk plotësohet kjo pozitë me anëtar të opozitës shqiptare, nga Lidhja Evropiane për Ndryshim thonë se zgjedhjet do të jenë problematike në kuptimin e legalitetit dhe legjitimitetit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

🔴 LAJM I FUNDIT: Arrestohet zëvendëskomandanti i Gardës Revolucionare Iraniane, i akuzuar për spiunazh në favor të Izraelit

22 Qershor 2025 – Burime të brendshme raportojnë se Ali Fadavi, zëvendëskomandanti i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), është arrestuar me akuzën e...

Stërvitje të përbashkëta apo aleancë e fshehtë? Dy oficerë marokenë vriten në Izrael

Pse po stërviten marokenët në Izrael? – Dy oficerë të vrarë nga një raketë iraniane në bazën Meron 22 Qershor 2025 – Në një zhvillim...

VLEN zyrtarisht godet Alternativën, i quan hajna

Lëmsh në kanalet zyrtare të kominikimit të koalicionit VLEN. Sot gjatë ditës faqja e partisë Alternativa u riemërua në "Hajnat e Alternativës". Më vonë...

Erdogan sulmon Izraelin: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar me tone të ashpra veprimet e Izraelit në Lindjen e Mesme, gjatë fjalimit të tij në...

‘Operacioni Çekiçi i Mesnatës’: Pentagoni zbardhë sulmin e madh ndaj centraleve bërthamore të Iranit

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth tha se bombarduesit e fshehtë amerikanë B2 kryen sulmet në vendet bërthamore të Iranit - të njohura si "Operacioni...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu