“Yamal nuk duhet të ketë presion”, De la Fuente: Dua të jetë i qetë para finales

Ka shënuar 1 gol dhe ka asistuar 3 të tjerë, në Euro 2024 dhe mbrëmjen e së dielës do të ketë mundësinë të fitojë titullin e madh kampion të Evropës, vetëm 17 vjeç, me “yllin” spanjoll, Lamine Yamal, i cili është në qendër të vëmendjes, ku nuk kanë munguar as krahasimet me “yjet” e futbollit botëror.

Krahasimet e 16-vjeçarit me emrat më të mëdhenj të historisë së futbollit nuk mugojnë, megjithatë për mediat, tekniku i “Furive të Kuqve”, Luis de la Fuente ka bërë thirrje që lojtarit të mos i ushtrohet shumë presion.

“Nëse kthehemi dhe krahasojmë Yamal me Maradona, Cruyff, Pele apo Messi në këtë moshë, edhe ata do të përjetonin një situatë të ngjashme, ku nuk do të mungonin elozhet. Nuk dua t’i bëj presion që të jetë një lojtar i këtij profili dhe niveli dhe nuk dua ta bëj të mendoj se ai duhet t’u ngjasojë atyre. Ai mund ta bëjë këtë, por ajo që duhet të bëj është të jetë i qetë, të mos ketë presion.

Është përgjegjësia jonë ta drejtojmë Yamal në futboll, por edhe t’i mësojmë gjërat emocionale, personale, inteligjencën dhe interpretimin e jetës. Kjo do ta ndihmojë atë të jetë një futbollist më i mirë”,- u shpreh “numri 1” i pankinës së Spanjës. /i.m /abcnews.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çitaku: Krimi po merr përmasa galopante, faturën e paguajnë qytetarët

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas lajmit se Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka...

Merret vendimi! Burg i përjetshëm për anëtarin e ‘Hellbanianz’

Një nga emrat më të njohur të grupit “Hellbanianz”, Sabajet Shuti – i njohur ndryshe si “Skilla” – është dënuar me burgim të përjetshëm...

511 miliardë fuçi naftë të zbuluara në Antarktidë mund të nxisin Luftën e Tretë Botërore – Ja pse!

Pikat kryesore të historisë Luftë Botërore? Antarktida është një zonë që nuk lejohet të eksplorohet për përfitime financiare personale nga asnjë shtet. Rusia ka zbuluar...

Vdekja e 27-vjeçarit, reagon Kurti: Abuzuesit nuk do të kenë strehë në institucione

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, në duart e...

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu këmbëngul se Izraeli nuk po kërkon të zhvendosë me forcë palestinezët, por thjesht dëshiron t’u ofrojë atyre që janë të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu