Xhaferi: Zgjidhim nevojat reale të qytetarëve, me investime në infrastrukturë krijojmë kushte më të mira jetese

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot në kuadër të vizitës së tij në komunën e Bogovinës, ka inspektuar aktivitetet e përfunduara të punës në rrugën lokale Pallçishtë, që është lidhja e zonave të banuara me autostradën Tetovë-Gostivar.

Rruga, e cila është 1700 metra e gjatë, më parë ka qenë rrugë fshati, por tani është zgjeruar, e tamponuar dhe e sigurt për komunikacion. Me infrastrukturën e re dhe bashkëkohore rrugore, komunikimi me autostradën e komunikacionit është i lehtësuar dhe hapen mundësi më të mëdha për zhvillim si të komunës ashtu edhe të gjithë rajonit. Me këtë projekt infrastrukturor u lehtësohet jeta qytetarëve nga i gjithë rajoni i Pollogut.

“Rruga e lidh fshatin me autostradën, pra me rrugën e re që do të ndërtohet nga Korridori 8, autostrada Tetovë-Gostivar, do ti mundësojë qasje në atë rrugë. Tani rruga është e pajisur me gjithë infrastrukturën dhe është e dobishme për qytetarët e këtij rajoni, si për punë të përditshme në fusha, ashtu edhe për tu lidhur me Tetovën”, tha Kryeministri Xhaferi.

Kryetari i Qeverisë Xhaferi ka vizituar edhe vendndodhjen ku po zhvillohen aktivitetet e ndërtimit të kanalizimit fekal në komunën e Bogovinës. Gjatësia e rrjetit të ujërave të zeza është 28 kilometra dhe do t’u shërbejë 7500 banorëve të këtij rajoni. Njëherazi, gjatë vizitës për së afërmi u njoh me nevojat e qytetarëve të këtij rajoni dhe tha se Qeveria është duke i zgjidhur nevojat reale të qytetarëve.
Me investime në infrastrukturën rrugore, investime në kanalizim dhe ujësjellës, në rikonstruksione dhe rinovime, u mundësohet qytetarëve që të kenë një jetë më cilësore në vendet ku jetojnë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu