Vuçiq nuk e përfill Brukselin: Ia kam dhënë fjalën Putinit që shkoj në Moskë më 9 Maj

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se Serbia nuk do të heqë dorë nga rruga e saj evropiane, por do të shkojë në Moskë më 9 maj.

Ai tha se ia ka dhënë fjalën Putinit që do të vizitojë Moskën më 9 maj.Ai tha se Serbia është në rrugën evropiane dhe nuk do të tërhiqet prej saj.

“Jam gati të pranoj çdo lloj sanksioni. I thashë Putinit se do të shkoj në Rusi më 9 maj, jam i obliguar nga fjala ime e dhënë. Askush tjetër nuk duhet të shkojë dhe të vuajë, unë do të shkoj, përveç nëse nuk e di se çfarë ndodh ose nuk e di se çfarë kërcënimi i drejtohet Serbisë” tha Vuçiç.

“Serbia do të mbetet në rrugën evropiane edhe pas kësaj, ne nuk mund ta ndryshojmë këtë, sepse ky ishte edhe një premtim i bërë para zgjedhjeve”, shtoi tutje ai.

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka paralajmëruar të mërkurën se Serbia do ta ketë të vështirë të mbetet në binarë drejt anëtarësimit në BE, nëse presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq, e viziton Moskën javën e ardhshme.Kos tha se, megjithatë, i takon Vuçiqit të vendosë nëse dëshiron të shkojë apo jo në Rusi.

Vuçiq ka thënë se do të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores më 9 maj dhe se do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Moskë, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Kremlini.

Ajo e përsëriti se Serbia, si kandidate për anëtarësim në BE, duhet t’i ketë politikat e saj plotësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Brukselit deri në kohën e pranimit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu