VMRO-DPMNE: Jo kryeministrit shqiptar – zgjedhjet pa Qeveri teknike!

GRUBI: VMRO-së I PENGON ÇDO GJË SHQIPTARE, LSDM: MICKOSKI NË KOALICION ME APASIEVIN

Ranë maskat. Mickoski pranoi se ka dëshirë të koalicionojë me “Levicën” – thonë socialdemokratët, sic percjell KlanM, duke pretenduar se në mëngjes VMRO-DPMNE-ja dërgon komunikata kundër “Levicës” kurse pasdite flet për koalicion me partinë anti-BE dhe anti-NATO.

Por, nga LSDM-ja thonë se kanë mbetur pa përgjigje pyetjet se për cilat vlera është i gatshëm Mickoski për marrëveshjen me “Levicën”.

“A janë në pyetje vlerat e “Levicës” kundër NATO-s ose kundër BE-së? Ose vlerat e diktatorit Enver Hoxha do t`i negociojë Mickoski në tavolinë me “Levicën”? A do të shkojë Mickoski vitin e ardhshëm t`i përulet Enver Hoxhës, sic bëri Apasievi? Mickoski ka marrëveshje me partinë që është kundër NATO-s dhe BE-së dhe është faktor destabilizimi, izolimi dhe cënimit të rrugës evropiane të vendit” – tha Darko Kaevski, zëdhënës i LSDM-së.

VMRO-DPMNE-ja në komunikatën e së dielës, sic njofton KlanM, vazhdon të insistojë që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen pa qeveri teknike dhe pa Kryeministër nga BDI-ja.

“BDI-ja është struktura më e kriminalizuar në vend. S`ka funksionar nga kjo parti që nuk është i kyçur në korrupsion. Është turp për vendin që Kryeministri Teknik të vijë nga kjo parti. Në Maqedoni të ketë zgjedhje pa qeveri teknike dhe pa Kryeministër nga BDI-ja. LSDM-ja duhe të ketë guxim dhe ta pranojë ofertën e VMRO-DPMNE-së” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Retorikën e VMRO-DPMNE-së kundër Kryeministrit Shqiptar, sic njofton KlanM, BDI-ja e quan albanofobe. Sipas Zv/Kryeministrit të Parë, Artan Grubi, kjo është në funksion të fushatës parazgjedhore.

”VMRO-së i pengon gjuha shqipe, VMRO-së i pengon shkolla shqipe, VMRO-së i pengon kryeministri shqiptar, VMRO-së i pengon kryeparlamentari shqiptar, VMRO-ja po shfaq çdo gjë kundër avansimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe kjo është për keqardhje, por VMRO-ja këtë e ka vetëm sa për fushatë sepse menjëherë nesër pas zgjedhjeve VMRO-ja do të trokit në dyert e partive politike shqiptare, në këtë rast me partinë më të madhe shqiptare për të bërë koalicion bashkë dhe të bashkëqeverisim në të ardhmen” – tha Artan Grubi, BDI.

Dje, Nënkryetari i  BDI-së, Bujar Osmani, sic njofton KlanM, deklaroi se për zgjedhjet 2024 nuk mund të ketë ndryshime të modelit të të ashtuquajturës “Qeveri të Përzhinës”.

Sipas tij, shumë e rëndësishme është që në takimin e ardhshëm të liderëve në dhjetor partitë të dakordohën nëse zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbahen bashkë apo të ndara.

Si model, Qeveria Teknike, sic njofton KlanM, ishte vendosur gjatë negociatave midis partive, për dalje nga kriza e madhe politike pas zbulimit të aferës së përgjimeve të jashtëligjshme masive, para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016. /KlanMacedonia/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Kandidati i “pavarur”, por i shoqëruar me komitë!

Kandidati i "pavarur", por i shoqëruar me komitë! A është ky kandidati i "pavarur" apo kandidati i deleguar nga Mickua për kryekomunar në Strugës, biznesmeni...

Statistikat që tronditin: 641 ndarje në 5 muaj – po shkatërrohet familja?

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), nga janari deri në maj të këtij viti janë regjistruar plot 641...

Në Strugë liqeni kumbon shqip – Meidani përkrah Inva Mulës dhe Genc Tukiqit

Struga u bë sërish epiqendër e artit dhe dialogut kulturor me edicionin e pestë të festivalit “Struga Fest”, një ngjarje që po kthehet në...

Meloni: Sulmet e ushtrisë izraelite ndaj kishës sonë janë të papranueshme

Një bastisje izraelite në Rripin e Gazës ka goditur Kishën e Familjes së Shenjtë. Përveç kryeministres, fjalë dënimi erdhën edhe nga ministri i Jashtëm Tajani. “Sulmet...

Ademi: VMRO-VLEN hoqën nenin që mbron përfaqësimin e shqiptarëve në polici

VMRO-DPMNE, në bashkëpunim me “Vlen”, ka propozuar fshirjen e nenit 96 nga Ligji për Policinë, nen që parasheh përfaqësim të drejtë dhe adekuat në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu