VMRO DPMNE-ja në heshtje të plot për kabinetin e ri qeveritar!

Vijojnë të rrjedhin afatet për formimin e qeverisë së re, ndërkohë që nga VMRO-DPMNE të mbyllur, sa i takon detajeve se kur mund të pritet formimi i qeverisë së re, pasi lideri i tyre, Hristijan Mickoski, me marrjen e mandatit deklaroi se s’do të presë afatin përfundimtar prej 20 ditësh për formimin e qeverisë.

Zyrtarisht nuk thuhen as emrat e ministrave. Mirëpo nga koalicioni VLEN dalin me afate konkrete. Njoftojnë se formimi i qeverisë pritet të bëhet brenda këtyre ditëve dhe më pas do të vijojë edhe komunikimi zyrtar i emrave të ministrave në kabinetin Mickoski.

“Mandatari Hristijan Micksoki pritet që të formojë qeverinë e re brenda javës, më së voni deri të premten. Kjo është periudha kur pritet të përfundojë procesi. Ndërkaq gjatë fundjavës do të publikohen emrat e ministrave.”, njoftojnë nga koalicioni VLEN.

Sipas riorganizimit të ri të qeverisë, kabineti qeverisës do të numëroj 20 ministri, katër më shumë nga kabineti paraprak. Ndryshimet e propozuara nga mandatari Mickoski, përpos deputetëve të VMRO-së u mbështetën nga koalicioni VLEN, “E di”, si dhe “Fronti Evropian”.

Ato parashikojnë që Ministrisë së Ekonomisë t’i bashkëngjitet segmenti i punës, ndërkaq nga ekonomia hiqet energjetika, e cila do të menaxhohet si dikaster i ri së bashku me minierat dhe burimet minerale. Ministria aktuale e Punës dhe Politikës Sociale do të shndërrohet në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe kompetencat për turizmin do të jenë nën Ministrinë e re të Kulturës, e cila do të quhet Ministria e Kulturës dhe Turizmit. Do të krijohet Ministria e Sporteve, Ministria për Transformimin Digjital, si dhe Ministria e Administratës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu