VLEN pritet të garojë me Dr. Fadil Canën për Gostivarin në zgjedhjet lokale 2025

Burime të afërta me koalicionin opozitar shqiptar VLEN bëjnë të ditur se emri i Dr. Fadil Canës, drejtor aktual i Klinikës për Sëmundje Infektive në Shkup, po shqyrtohet seriozisht si kandidat për kryetar të Komunës së Gostivarit në zgjedhjet lokale të vitit 2025.

Dr. Cana është një figurë e njohur në fushën e mjekësisë dhe opinionin publik, sidomos për rolin e tij të spikatur gjatë menaxhimit të krizave shëndetësore. Brenda VLEN-it ai shihet si një profil me integritet të lartë dhe potencial për të sjellë një frymë të re në udhëheqjen lokale.

Diskutimet për kandidaturën e tij vijnë në një moment kur opozita shqiptare po shqyrton me kujdes alternativat për të sfiduar seriozisht në bastionin politik të Gostivarit. Ende nuk ka konfirmim zyrtar, por përmendja e emrit të Dr. Canës brenda strukturave të koalicionit konsiderohet një sinjal i qartë i orientimeve të reja për zgjedhjet që po afrojnë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu