“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë.

“Shqiptarët nuk e duan Amerikën”, ishte deklarata e bajraktarit të dikurshëm të opozitës që e lidhte me hallin e ankthin e ndarjes, raporton Klankosova.tv

Diku në shesh, ku u shpreh kështu para disa të rinjve, nëntë vjet më parë, Kurti krejt këtë logjikë e krahasoi me një fëmijë që mbetet vet në plazh – pasi “nëna e lë”.

“Nuk mendoj që shqiptarët i dojnë amerikanët e as Amerikën. Mendoj që shqiptarët e kanë njëfar ankthi të mundësisë së braktisjes nga Amerika, se sa që e dojnë.”

Pra, sipas tij, të ketë [populli] ankthin e ndarjes nga nëna [Amerika] nënkupton të mos kesh dashuri për nënën.

“Mendoje një fëmijë në plazh që i ka tri vjet edhe shkoi nana me ato shoqet – a din kur hup në plazh. Fëmija kur hup në plazh nuk mendon që ka hup ai, por që e ka lanë ai. Këta njerëz e kanë hallin mos po na len Amerika, tuten mos po na len. Nuk është prej dashnisë.” – deklaronte Kurti, transmeton Klankosova.tv

Qëndrimet e Kurtit për Amerikën në periudha të caktuara kanë qenë edhe kundërthënëse.

Si opozitar, zëshëm në Kuvend, lideri i VV-së thoshte se fuqia kryesore në botë, nuk mund të ketë partneritet me shtete të dështuara – siç e cilësonte Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të lidhen me shtete të dështuara. Superfuqia numër një nuk mund të ketë partneritet një shtet buzë dështimit”

Shteti, që në kohën kur Kurti thoshte se është buzë dështimit, nuk i kishte raportet e dëmtuara me Amerikën.

Nën qeverisjen e tij, vendi ynë mori nga Amerika goditje të madhe – atë të pezullimit të Dialogut Strategjik dhe pikërisht kjo ndodhi si pasojë e veprimeve të ekzekutivit të udhëhequr nga Albin Kurti./Klankosova.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump: Macron dhe Starmer trimërohen pak kur nuk jam unë pranë tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump komentoi marrëdhëniet me homologun francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer, duke thënë se ata priren të jenë “pak...

Shefi i NATO-s në Davos: Çështja kryesore nuk është Grenlanda, por Ukraina

Çështja kryesore nuk është Grenlanda tani, çështja kryesore është Ukraina. Kështu tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në Davos. Duke folur në një panel...

Reagon familja e Brikenës pas deklaratave të Mateos për raportin e tyre dhe puthjet e pretenduara

Mateo Borri ka dhënë disa detaje shtesë në lidhje me njohjen me Brikena Selmanin. Ai ka përmendur edhe disa arsye që çuan në prishjen e...

“Ta fik cigaren në ballë”- debat i ashpër mes Kristit dhe banorit të ri në Big Brother

Një debat i ashpër ka ndodhur në Big Brother VIP Albania 5 mes Kristit dhe Rogertit. Rogerti, banori më i ri i shtëpisë më të...

Kurti takohet me Kos: Kosova dëshmoi progres, meriton statusin e vendit kandidat

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar takim meKomisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu