Albin Kurti kundër Iranit: “Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim bërthamor”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë hapur kundër përpjekjeve të Iranit për t’u pajisur me armë bërthamore, duke theksuar se siguria ndërkombëtare kërkon më pak armatim të tillë dhe jo më shumë. Në një deklaratë të qartë, Kurti u shpreh se programet për armë bërthamore, posaçërisht kur zhvillohen nga shtete autoritare, përbëjnë një rrezik serioz dhe urgjent për gjithë njerëzimin.

“Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin. Posaçërisht kur shtete autoritare zhvillojnë programe për pajisje me armatim nuklear, kjo çështje bëhet urgjente dhe alarmuese,” deklaroi Kurti.

Ai konfirmoi mbështetjen e plotë të Republikës së Kosovës për qëndrimin e ShBA-ve dhe Bashkimit Evropian ndaj programit bërthamor të Iranit, duke e cilësuar këtë si një qëndrim të domosdoshëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale.

“ShBA-të janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special. Republika e Kosovës është e përcaktuar fuqishëm në mbrojtje të vlerave demokratike dhe euro-atlantike. ShBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur,” theksoi më tej Kurti.

Qëndrimi i kryeministrit vjen në një kohë kur tensionet ndërkombëtare rreth programit bërthamor të Iranit janë rritur, dhe vendet perëndimore kërkojnë masa të përbashkëta për parandalimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mislimi: anketa e rreme ka dalë nga zyra e Lëvizjes BESA, pa lejen dhe miratimin e liderëve të VLEN-it.

Gazetari Rami Mislimi ka zbuluar se kush e ka porositur anketën e VLEN-it, e realizuar gjoja nga IHC por që rezultoi e rreme, njofton...

Kurti dhe Limaj takohen, s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar të shtunën, më...

Delegacion nga komuniteti Druz nga Siria🇸🇾 në Tel Aviv, përpiqet t’i puthë dorën presidentit izraelit🇮🇱

Një grup përfaqësuesish nga komuniteti Druz në Siri ka realizuar një vizitë të rrallë në Izrael, në kuadër të një takimi që, sipas burimeve...

Mbyllet autostrada Shkup–Tetovë në të dy drejtimet, qytetarët të përdorin rrugën rajonale

Autostrada Shkup–Tetovë është mbyllur në të dy drejtimet, ka bërë të ditur drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Për shkak të situatës...

Çmimi i cigareve në qiell, paralajmërohet rritje enorme

A mundet një titull Komisioni Evropian ka në plan të angazhohet për taksa më të larta mbi produktet e duhanit. Industria e duhanit paralajmëron...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu