VLEN përshëndet veprimin e deputetëve të Frontit Europian

Gjatë votimit të Ligjit për riorganizimin e ministrive, ajo që ra në sy ishte mbështetja e disa deputetëve të Frontit Evropian, pasi këto të fundit nuk kishin votuar kryetarin e parlamentit të propozuar nga VMRO, madje që në fillim ishin larguar edhe nga salla. Këtë vendim të Frontit e përshëndet koalicioni VLEN, të cilët thonë se përmes këtij veprimi, një pjesë e BDI-së tregoi se mund të jetë opozitë konstruktive.

VLEN
“Ligji për përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike në organet e administratës shtetërore është pjesë e marrëveshjes së koalicionit ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, e cila do të përmbajë mekanizma që do të zëvendësojnë balancuesin brenda afatit të arsyeshëm. Themelimi i komisionit parlamentar ad hok të kryesuar nga deputeti i opozitës është një hap i mirë në forcimin e kontrollit të pushtetit legjislativ mbi pushtetin ekzekutiv. VLEN shpreh kënaqësinë që thirrjet tona drejtuar disa deputetëve të BDI-së dhanë rezultate”.

Paraprakisht dy koalicionet VMRO dhe Fronti Evropian, kishin bërë me dije për takimin e përbashkët që kishin mbajtur. Në arsyetimin e tyre për ta mbështetur ligjin, kanë thënë se ligji është hartuar me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë të shtetit dhe se është pjesë e programit IPA të Bashkimit Europian.

Fronti Evropian
“Në kuadër të takimit u bisedua edhe për dialogun e ndërsjellë ndërmjet pushtetit dhe opozitës, me ç’rast u pranua kërkesa e koalicionit Fronti Europian që brenda një kohe të shkurtër Kuvendi të formojë një komision ad hoc me Kryetar të propozuar nga opozita i cili do ta përcjellë përfaqësimin e drejtë të të gjitha bashkësive etnike në organet e administratës shtetërore dhe për punën e vet do ta informojë Kuvendin dy herë në vit”.

Mirëpo, 4 deputetët e Aleancës për Shqiptarët të Ziadin Selës u distancuan nga vendimi i Frontit për ta votuar Ligjin e propozuar nga VMRO-DPMNE. Megjithatë theksuan se ASH-ja mbetet pjesë e Frontit Europian./SHENJA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu