VLEN njofton: Kemi zëvendësdrejtor në ASK, institucion që parashihet të bashkohet me Agjencinë për Zbulim

Në reagimin ndaj BDI-së, koalicioni VLEN ka bërë të ditur se Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të bashkohet me Agjencinë e Intelegjencës. Siç bëhet e ditur në reagim, në planin e reformës, parashihet që VLEN-it t’i takojë posti Zëvendësdrejtor në ASK. Gjithashtu bëhet e ditur se VLEN do të bartë edhe postin e zëvendësdrejtorit të Agjncisë për Zbulim.

“Koalicioni VLEN ka zëvendësdrejtor në Agjencinë për Siguri Kombëtare, institucion që sipas programit të Qeverisë pritet të fuzionohet me Agjencinë e Inteligjencës. Pas kësaj reforme, propozimi i koalicionit VLEN për zëvendësdrejtor në Agjencinë për Siguri Kombëtare do të jetë zëvendës edhe në shërbimin e integruar të inteligjencës.

Ështe e vërtete, qe Agjencia për zbulim ka pas zëvendësdrejtor shqiptar qe nga viti 2001, por poashtu është e vërtete qe ne vitin 2013 ishit JU qe ndërruat sistematizimin e Agjencisë ku u zhduk posti i zëvendësdrejtorit. Qe nga ai vit shqiptaret nuk kane pasur zëvendësdrejtor, sistematizim që e votuat ju në mbledhje te qeverise, duke mos ditur se çfare keni bë. Posti i zëvendësdrejtorit u rikthye ne vitin 2021, por qe nga ai vit cilin pozite e kishit JU (BDI)? ASNJËRIN!

Pozitën e zëvendësdrejtorit te Agjencisë, shqiptar, do e riktheje VLEN!”, thuhet mes tjerash në reagim./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Putin thotë se ka arritur një marrëveshje me Trumpin: Shpresoj që Kievi të mos e prishë

Putin deklaron se ka arritur një marrëveshje me Trumpin dhe shpreson që udhëheqësit në Kiev “të mos prishin” procesin për të sjellë fundin e...

Gazetari pyet Putinin: “A do të ndalosh së vrari civilë?” – Reagimi i tij trondit i gjithë botën

Ndërsa Donald Trump dhe Vladimir Putin pozuan për kamerat pasi u takuan ballë për ballë në Alaska, gazetarët po u drejtonin pyetje udhëheqësve me...

SHBA dhuron 29 automjete të reja të blinduara për Armatën e Maqedonisë

Në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, sot u prezantuan 29 automjete të reja të lehta të blinduara “JLTV” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës....

Kontingjent rezervë i NATO-s vendoset përkohësisht në Kosovë për trajnime ushtarake

KFOR ka njoftuar se një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s ka nisur vendosjen e përkohshme në Kosovë për zhvillimin e një sërë aktivitetesh...

“Izraeli i Madh” ndez Lindjen e Mesme – Netanyahu sfidon hapur botën arabe

Pas deklaratave të Benjamin Netanyahu-t se është “shumë i lidhur” me vizionin e “Izraelit të Madh”, reagimet në rajon shpërthyen për të dënuar mbështetjen...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu