VLEN ngre padi në Gjykatën Administrative për një vendvotim në Gostivar

Koalicioni “VLEN” ka paraqitur padi në Gjykatën Administrative kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare. Padia ka të bëjë me vendimin e KSHZ-së për votimin në Banjicë të Poshtme në Gostivar. Gjykata Administrative në faqen e tyre përmes një komunikate për media bën të ditur se padia tashmë është pranuar dhe se është ngritur lëndë.

“Gjykata Administrative ndërmerr të gjitha veprimet procedurale në përputhje me afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor”, thuhet në njoftimin e gjykatës. Shtojnë se Afati për këtë lëndë skadon në mesnatë. Nga ana tjetër, edhe koalicioni “Fronti Evropian”, i udhëhequr nga BDI, ka paralajmëruar paraqitjen e padive në Gjykatën Administrative pas vendimeve të Komisionit Zgjedhor.

Bujar Osmani, dje në një deklaratë për media tha se kanë marrë vendim për ankesë në Gjykatën Administrative ndaj vendimeve të KSHZ-së për njësinë zgjedhore të pestë dhe të gjashtë. Osmani po ashtu ka paralajmëruar se do të ngrenë padi kundër anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për, siç tha ai, shkelje të së drejtës së votuesve për të shprehur vullnetin e tyre./tv21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Siria njeh Republikën e Kosovës, konfirmon Presidentja Osmani 🇽🇰🇸🇾

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur sot nga Riadi se Siria ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. “Sot në Riad...

Etika e Xhemijetit dhe morali i nënshtrimit!

(Nga:Besir Bajrami) “Përkatësia etike është më e rëndësishme se përkatësia etnike”, thotë Zeqirija Ibrahimi, kryetar i partisë politiko-fetare "Alternativa", e që në mënyrë implicite...

Mungonte gjuha shqipe, gjashtë këshilltarët e AKI-së në Shkup nuk i nënshkruajnë vendimet

Këshilltarët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Naim Bajrami ka reaguar ndaj mosrespeketimit të gjuhës shqipe nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Bajrami në profilin e tij...

Rina Ajdari: Tetovës i duhet të çohet sërish në këmbë, e bashkuar dhe me vizion

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari përmes një postimi në profilin e saj në FB ka shënuar se tani është momenti kur...

Do të ulë investimet kapitale, Qeveria borxhin do ta shlyejë me borxh të ri

Shlyerja e borxhit nga euroobligacioni që kap vlerën prej 700 milionë eurosh dhe borxhe shtesë ndaj jashtme prej 200 milionë eurosh do të jetë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu