Vlen Dorëzohet, Pa Deputetët e VMRO-së Nuk Ka Ndryshime Kushtetuese, Ku Ngeli Afati 6-mujor, A Do Të Braktisin Qeverinë?

Deklaratë me shkrim e koalicionit VLEN për afatin gjashtëmujor për ndryshimet kushtetuese si hap drejt vazhdimit të rrugës drejt BE-së!

Duke pasur parasysh spekulimet dhe interpretimet e ndryshme lidhur me qëndrimin tonë për afatin gjashtëmujor, koalicioni VLEN e bën të qartë qëndrimin si vijon:

Qeveria e re, në të cilën koalicioni VLEN është një partner i përgjegjshëm dhe aktiv, është thellësisht e përkushtuar ndaj agjendës evropiane. Ajo po punon në mënyrë aktive për të përmbushur me dinjitet kushtet që do të dinamizojnë procesin drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Ne, ministrat e VLEN-it, gjithmonë kemi demonstruar përkushtimin më të lartë ndaj integrimeve evropiane, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Afati gjashtëmujor nuk është vetëm një kornizë kohore, por një obligim që e kuptojmë dhe e respektojmë.

Megjithatë, është e nevojshme të respektohen logjika politike dhe realiteti. A ka shumicë prej 2/3 në Kuvend pa deputetët e VMRO-DPMNE-së? Jo, nuk ka. Pikërisht këtu qëndron thelbi: integrimi kërkon bashkëpunim, maturi dhe përgjegjësi nga të gjitha subjektet politike. VLEN nuk i harron obligimet, por rikujtojmë se zgjidhja nuk mund të jetë e njëanshme.

Qeveria ka plan të qartë, strategji dhe hapa veprues që ndërmerren çdo ditë. Mbështetja jonë, jo vetëm tani, por edhe në të kaluarën, ka shpëtuar procese kyçe. Me një hap të tillë siguruam fillimin e negociatave me BE-në.

Apelojmë tek të gjithë faktorët shoqërorë, përfshirë partitë politike, të ndalojnë manipulimet e politike në kurriz të integrimeve evropiane. E ardhmja evropiane është mbi politikën e kalkulimeve të përditshme.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Eurodeputetët mbledhin nënshkrimet: Costa anuloje vizitën në Serbi, Vuçiq po e mbështet Putinin

Riho Terras, raportuesi i Kosovës në Parlamentin Evropian, ka bërë një deklaratë të rëndësishme lidhur me vizitën e planifikuar të presidentit të Këshillit të...

Pas vizitës së Vuçiçit në Moskë, shefi i diplomacisë serbe paralajmëron sanksione nga BE-ja!

Ai tha për Radiotelevizionin shtetëror të Serbisë (RTS) se gjatë javës Beogradin do ta vizitojnë presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe shefja e...

Azizi: Me VLEN-in drejt fitores së dinjitetit shqiptar

Shefi i Shtabit Zgjedhor të VLEN-it, Adnan Azizi është zotuar ta kryej me sukses detyrën e re duke premtuar sukses të jashtëzakonshëm në zgjedhjet...

Thirrje për Bashkim: Aleanca për Shqiptarët në Dibër Kërkon Pajtim dhe Unifikim

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Dibër ka publikuar një kumtesë të ndjerë dhe reflektuese, duke kërkuar nga të gjithë anëtarët, pa dallim fraksioni,...

Ali Ahmetit nga takimi në Strugë: Kurrë skam bërë kompromis dhe nuk do bëj

Ali Ahmetit nga takimi në Strugë: Kurrë skam bërë kompromis dhe nuk do bëj Video dhe fjalimi i kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu