VIP-at reagojnë për arrestimin e Noizyt

Gjatë ditës së sotme është arrestuar reperi Noizy, i cili dyshohet se ka dhunuar dhe lënduar rëndë Medi Isenin, një personazh të famshëm në TikTok. Për arrestimin e tij, VIP-at kanë nisur një lëvizje #FreeNoizy, ku kërkojnë lirimin e reperit.

Elgit Doda bëri një postim në Instagram, ku shprehte mbështetjen ndaj Noizy-t. Varrosi gjithashtu tregoi se përkrah mikun e tij. Elai bëri të njëjtin veprim. Stresi iu bashkua reperëve, duke publikuar postimin e Elgitit. Edhe Bardhi publikoi postimin. Blerim Destani zgjodhi që të publikonte edhe reagimin e Noizy-t në Instagram. Çiljeta gjithashtu publikoi postimin e Elgitit, së bashku me hashtag-ët #meNoizyn dhe #FreeNoizy. Ronela Hajati publikoi të njëjtin postim, në mbështetje të Noizy-t.Loredana dhe Fifi i shtohen listës së VIP-ave që kanë reaguar:

Noizy ishte shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, për shkak të një sherri të ndodhur në Pejë, ku është dhunuar një tiktoker. Së bashku me Noizy-n është arrestuar edhe DJ Crax (Bahtjar Bajraktari). Noizy akuzohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”. Mendohet se ai, së bashku me grupin e tij dhe reperin Stresi, kanë dhunuar Medi Isenin, një person i famshëm në TikTok. Ngjarja ka ndodhur më 2 gusht në Pejë dhe që prej asokohe, është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës. Pritet që reperi të ekstradohet në Kosovë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

Shokët e klasës bojkotojnë mësimin, shkak nxënësi AGRESIV i cili godiste edhe mësuesit!/Reagojnë prindërit!

Një një shkollë fillore në Firence të Italisë, prindërit e një klase vendosën t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi për dy ditë. Një...

Dame Dimitrovski u zgjodh kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e tij të parë konstituive. Seancën e drejtoi Risto Penov, ndërsa në fillim foli kryetari i ri...

Mickoski: Investime në hekurudhë të re dhe tren urban për ajër më të pastër (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar rëndësinë e projekteve të reja infrastrukturore që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu