Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje kundërzbulimi dhe hetimin e krimit brenda ushtrisë, thuhet se po ndjek oficerët dhe nënoficerët që në rrjetet sociale shprehin mbështetje për protestat qytetare kundër pushtetit. Ata që kapen duke “pëlqyer” apo ndarë postime pro protestave po përballen me ndëshkime dhe transferime të detyruara.Deputeti i partisë “Srbija centar”, Slobodan Petroviq, ngriti këtë çështje në Kuvendin e Serbisë, duke pyetur ministrin e Mbrojtjes Bratislav Gashiq nëse është e vërtetë që oficerë e nënoficerë po transferohen në mënyrë të papritur vetëm sepse në Facebook apo rrjete të tjera sociale kanë mbështetur protestat apo kanë marrë pjesë në to bashkë me familjet e tyre.Burime të revistës “Vreme” nga Beogradi dhe Novi Sadi e kanë konfirmuar këtë, duke thënë se disa pjesëtarë të ushtrisë janë dërguar papritur në njësitë e 4-të dhe të 2-të, përkatësisht në Vranjë dhe Kraljevë, me arsyetimin formal “për nevojat e shërbimit”.Një major nga Beogradi tha për “Vreme” se VBA ka blerë një program të sofistikuar për ndjekjen e rrjeteve sociale, dhe tani më shumë merret me monitorimin e ushtarakëve sesa me detyrat e saj të sigurisë.“Ata ndjekin edhe postimet e anëtarëve të familjeve tona”, shtoi ai.Sipas tij, qëllimi është të frikësohen oficerët që të mos marrin pjesë në protesta.“Kolegët e mi janë thirrur dhe kërcënuar me transferime apo me bllokim të avancimeve. Disa kanë hequr dorë nga çdo aktivitet, por ata që nuk u përkulën, u ndëshkuan”, tha ai.Një oficer tjetër nga Novi Sadi tha se është gati të japë dorëheqjen nëse detyrohet të transferohet në jug të Serbisë:
“Kam ndërtuar jetën time këtu, nuk dua të shkoj në një vend ku specializimi im nuk ka asnjë kuptim. Ky është dënim politik, jo ‘nevojë shërbimi’”, u shpreh ai.Ai shtoi gjithashtu se në protestat ku ka marrë pjesë, ka vënë re agjentë të VBA-së që filmonin dhe ndiqnin pjesëmarrësit:“Njërin prej tyre e përshëndeta me ironi, i thashë ‘faleminderit që erdhe privat’. U largua menjëherë.”Ndërsa ata që mbështesin protestat përballen me përndjekje, oficerët që marrin pjesë në mitingjet e partisë në pushtet (SNS) shpërblehen me poste të larta. Si shembull përmendet brigadieri Mihailo Zogovic, i cili pas pjesëmarrjes në tubimet pro Vuciqit është emëruar përfaqësues i Ushtrisë Serbe në Vjenë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandali me librat e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, aleatët e Kurtit lejojnë që Kosova të quhet “Metohi”

Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale ka shkaktuar një skandal të madh sa i përket arsimit në Maqedoninë e Veriut. Analistja Nafie Selmani ka...

Ish-oficeri i CIA-s ngre shqetësime për përgjimin përmes televizorëve inteligjentë

Një ish-oficer i CIA-s, John Kiriakou, ka deklaruar se agjencia amerikane e inteligjencës ka aftësinë të hyjë në distancë në disa televizorë inteligjentë, të...

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kjo është Shqipja e Vjetër, shqipja e Skënderbeut, që ruhet dhe mbahet gjallë në Italinë e Jugut nga Komuniteti arbëresh. Kjo trashëgimi e pasur shpirtërore,...

Kushtrimi këndon hitin e Shpatit, fytyra e Labit të thyen zemrën

Një situatë sa e rastësishme aq edhe rrëqethëse është krijuar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4. Teksa banorët po kalonin momente...

Komandanti ukrainas publikon pamjet e sulmit ndaj rafinerisë dhe fabrikës ruse të çelikut

Robert "Magyar" Brovdi, komandant i ushtrisë ukrainase, ka publikuar pamje që tregojnë sulme në rafinerinë e naftës Ryazan në Rusi dhe në fabrikën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu