Dame Dimitrovski u zgjodh kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e tij të parë konstituive. Seancën e drejtoi Risto Penov, ndërsa në fillim foli kryetari i ri i komunës, Orce Gjorgjievski, i cili theksoi se qëllimi i tij është ta shndërrojë Shkupin në një qytet shembull për pastërti, rend, transparencë dhe zhvillim urban modern, përcjell TV21. Në këtë seancë, me 23 vota pro, për kryetar të Këshillit u zgjodh Dame Dimitrovski, i cili në zgjedhje ishte bartës i listës zgjedhore të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit.

Në Këshill, VMRO-DPMNE ka 18 këshilltarë, ndërsa Levica, VLEN dhe BDI kanë nga 6 këshilltarë secila. LSDM ka 5. Nga një këshilltar kanë koalicioni “Përvojë për sukses”, ZNAM dhe listat qytetare “Të pavarurit së bashku” dhe “Qytet i gjelbër dhe human”. Në seancën e ardhshme, pika kryesore e rendit të ditës do të jetë ribalanci i buxhetit.

“Çdo qytetar ka të drejtë të dijë si merren vendimet, ku shpenzohen mjetet publike dhe si realizohen projektet. Do t’i hapim dyert për publikun, do të promovojmë qasje digjitale dhe transparencë në çdo hap të punës së Këshillit”, tha Dame Dimitrovski – Kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandali me librat e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, aleatët e Kurtit lejojnë që Kosova të quhet “Metohi”

Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale ka shkaktuar një skandal të madh sa i përket arsimit në Maqedoninë e Veriut. Analistja Nafie Selmani ka...

Ish-oficeri i CIA-s ngre shqetësime për përgjimin përmes televizorëve inteligjentë

Një ish-oficer i CIA-s, John Kiriakou, ka deklaruar se agjencia amerikane e inteligjencës ka aftësinë të hyjë në distancë në disa televizorë inteligjentë, të...

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kjo është Shqipja e Vjetër, shqipja e Skënderbeut, që ruhet dhe mbahet gjallë në Italinë e Jugut nga Komuniteti arbëresh. Kjo trashëgimi e pasur shpirtërore,...

Kushtrimi këndon hitin e Shpatit, fytyra e Labit të thyen zemrën

Një situatë sa e rastësishme aq edhe rrëqethëse është krijuar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4. Teksa banorët po kalonin momente...

Komandanti ukrainas publikon pamjet e sulmit ndaj rafinerisë dhe fabrikës ruse të çelikut

Robert "Magyar" Brovdi, komandant i ushtrisë ukrainase, ka publikuar pamje që tregojnë sulme në rafinerinë e naftës Ryazan në Rusi dhe në fabrikën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu