Vazhdon zgjerimi i Frontit Europian / Të hënën Ahmeti firmos marrëveshje me Thaçin dhe Hoxhën

Të hënën do të zgjerohet edhe më tej Fronti Europian i kryesuar nga BDI, pjesë e së cilës do të bëhen PDSH dhe PDE. Sipas burimeve të TV21, Arjanit Hoxha ka patur vështirësi gjatë negociatave me kreun e BDI-së Ali Ahmetin. Negociatat Hoxha me Ahmetin i filloi për pozitën e 5 në zonën zgjedhore nr6 por për hirë të konstruktivitetit, vendosi ta pranojë pozitën e shtatë. Ndërkaq në fund i ka ardhur propozimi se duhet të bartë pozitën 11, që sipas sondazheve, vështirë të fitohet.

Sipas burimeve të TV21, BDI ka insistuar që Hoxha dhe deputeti Bastri Bajrami të jenë pjesë e Frontit Europian dhe ka përmirësuar ofertën ndaj të njejtës. Hoxhës i kanë ofruar pozitën e 11 në zonën 6 mirëpo pas zgjedhjeve, nëse Fronti Europian bëhet pjesë e Qeverisë, PDE-së do t’i takojnë poste në nivel drejtorësh. E për Bastri Bajramin, pavarësisht se a fiton apo jo si deputet në pozitën e 5 në zonën 2, ai do të bëhet deputet. Kjo do të mundësohet duke u tërhequr njëri prej deputetëve të zgjdhur para Bajramit në listë.

E kur jemi te PDSH, ata dje mbajtën Kuvendin Qendror e ku u miratua propozimi i liderit të partisë Menduh Thaçi, që në zgjedhje të shkojnë bashkë me BDI-në.

Siç informoi kreu i kësaj partie Menduh Thaçi, PDSH-së do t’i takojnë dy pozita për deputetë. Ato janë pozita e 4 dhe e 9 në zonën zgjedhore nr 6.

“Ne kemi dy pozicione fituese në njësinë 6. Me fol drejtë, unë kam pasur ofertë të jem i dyti. Ka shumë arsye që s’kam pranuar të jem i dyti, kam thënë, s’ka problem, ku të doni. Pastaj e kam pranuar argumentin që nëse nuk dal unë, mund të mos e marrin seriozisht votuesit e PDSH-së, anëtarësia. Do të jem i katërti më duket dhe ta kemi edhe numrin 9. Vetëm bashkimi i votave të BDI-së dhe PDSH-së, garanton 10 deputetë”, tha Thaçi.

Ndërkohë Frontit Europian pritet t’i bashkohet edhe Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, por ende nuk ka konfirmim. Sipas burimeve të TV21, flitet se struktura e Selës ka pakënaqësi rreth ofertës ndërsa kërkojnë pesë pozita fituese.

Përndryshe Frontit Europian pritet t’i bashkangjitet edhe Partia Demokratike Turke, dhe Lidhja e Romëve e Kurto Dudush. Ky i fundit për TV21, tha se për momentin po zhvillojnë bisedime me shumë parti politike por se opsioni më serioz për ta është BDI.

“Për momentin ende nuk ka asgjë definitive. Po zhvillojmë bisedime me më tepër parti politike mirëpo opsioni më serioz për ne është Bashkimi Demokratik për Integrim. Po diskutojmë edhe me VMRO-DPMNE-në por edhe me Maksim Dimitrievskin. Ka kohë edhe pak ditë derisa të marrim vendim definitiv”, është shprehur Dudush.

Përndryshe nënshkrimi i marrëveshjes mes tre liderëve, pra Ali Ahmeti, Menduh Thaçi dhe Arjanit Hoxha, do të bëhet nesër nga ora 12:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Voton Lumiri: Sot me votë përcaktoni fatin e Republikës tonë!

Votën e ka hedhur edhe kryetari i LDK-së dhe njëherë kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku. Pasi kreu obligimin e tij qytetar, Abdixhiku foli edhe për...

Revista amerikane Politico: Kurti një populist që e ka izoluar Kosovën

Pas gati një viti paralize politike, Kosova i rikthehet kutive të votimit të dielën, në një proces që mund të përcaktojë nëse vendi do...

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu