BDI: Pa falje, pa dorëheqje! Poshtërimi i administratorëve shqiptarë vazhdon

Kryeministri ende nuk ka kërkuar falje për akuzat e pabazuara dhe fyese që u bëri publikisht administratorëve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, duke ofenduar jo vetëm ata, por edhe familjet e tyre.

Me deklaratat e tij, ai shpifi pa asnjë fakt, pa asnjë provë dhe pa asnjë përgjegjësi, ndaj gra dhe burra që fillimisht u poshtëruan me kushte çnjerëzore pune dhe më pas u shndërruan në objekt linçimi publik.

Në të njëjtën kohë, ministri përgjegjës Stoilkoviç ende nuk ka dhënë dorëheqje, ndonëse nën drejtimin e tij u krijuan kushte degraduese pune dhe u lejua një praktikë e papranueshme e mobingut institucional dhe diskriminimit etnik.

Banner 1Banner 2

Mungesa e dorëheqjes dhe mungesa e faljes nuk janë rastësi. Ato janë dëshmi e një qeverisjeje që nuk njeh përgjegjësi politike dhe që e konsideron poshtërimin e punonjësve shqiptarë si çështje dytësore.

Ndërkohë, VLEN jetojnë në një univers paralel, të zhytur në debate për rotacione vjetore të lidershipit dhe pazare për rregullimin e karrikeve të tyre, sikur asgjë të mos ndodhë në institucionet e shtetit e ndërsa ata merren me “akuariumin” e rotacioneve, administratorët shqiptarë përjashtohen, nënçmohen dhe etiketohen në administratën shtetërore, pa mbrojtje, pa dinjitet dhe pa zë.

Kjo është politikë e qëllimshme e përjashtimit dhe frikësimit, e shoqëruar me arrogancë

BDI kërkon sërish dhe pa ekuivok: falje publike nga Kryeministri për shpifjet dhe ofendimin ndaj punonjësve dhe familjeve të tyre, dorëheqje të menjëhershme të ministrit përgjegjës dhe ndalje të menjëhershme të praktikave diskriminuese ndaj shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Çdo ditë pa përgjegjësi e zhyt edhe më thellë këtë qeveri në krizë morale dhe politike. Dinjiteti njerëzor nuk është temë për rotacion, por vijë e kuqe që nuk guxon të shkelet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shtëpia e Bardhë publikon emrat që do ta udhëheqin Gazën, në mesin e tyre edhe Hakan Fidan

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten anëtarët e një komiteti të ri “teknokratik” që do të mbikëqyrë tranzicionin e pushtetit në Rripin e Gazës,...

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, pranon Islamin?

Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë emër në Portokalli, për të vijuar më pas në performanca të...

Dështon kapja e të dyshuarit për vrasje! I dyshuari nga Batinca ende në arrati, aksioni vazhdon

Mbrëmë policia ka zhvilluar një aksion, duke bastisur disa objekte në fshatin Batincë të Shkupit, në përpjekje për të kapur një të dyshuar për...

Rusia thotë se Putini mori ftesë nga Trump për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se presidenti rus, Vladimir Putin është ftuar të bashkohet me “Bordin e Paqes”, një organ i ri...

SHBA LARGOHET NGA IRAKU! Bagdadi konfirmon fundin e pranisë ushtarake amerikane federale

Qeveria e Irakut ka njoftuar tërheqjen e plotë të forcave amerikane nga të gjitha objektet ushtarake brenda territorit federal të vendit, duke shënuar fundin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu