Vazhdon abuzimi me çmimet, kryesisht në produktet ushqimore

Abuzimi me çmime nuk ka të ndalur, kryesisht në produktet ushqimore dhe pijet. Një ditë pas publikimit të hulumtimit të Lidhjes së Sindikatave, që marzhat e fitimit të tregtarëve janë detektuar mes 35-50%, diferencë kjo mjaft e madhe nga tregu me shumicë deri në shitjen te konsumatori final, ka reaguar edhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore. Durim Zeriqi nga kjo odë ju bën thirrje kompanive që mos të shfrytëzojnë hendekun e mos zbatimit të Ligjit për praktika jo fer tregtare që fillon në shtator.

“Vlerësojmë që këtu kemi të bëjmë me një kapacitet të ulët të institucioneve për të kryer detyre e tyre në terren, jemi të vetëdijshëm që kemi një normë të lartë të ekonomisë joformale, por edhe një normë tjetër që ka të bëj me konkurrencën jo lojale dhe këtu është pjesa ku duhet të ndërhyjë shteti meqë ato kompani në mënyrë jo të ndershme konkurrojnë në treg dhe krijojnë këto disbalance”, deklaroi Durim Zeqiri, Drejtor ekzekutiv në OEMVP.

OJQ-të thonë se ka raste kur kompani të caktuara financat që nuk mund t’i mbulojnë me fatura tjera, i deklarojnë si donacione për të shmangur edhe tatimin. Madje ka denoncime që edhe kur bëjnë bamirësi, te një organizate jofitimprurëse i japin dyfishin e parave të kërkuara, me qëllim që gjysmën pas tërheqjes ti kthejnë mbrapsht si larje parash. Për këtë çështje foli edhe Nikica Kusinikova nga Shoqata “Konekt” duke i cilësuar si raste të izoluara, të cilat e rrënojnë humanizmin dhe besueshmërinë ndaj atyre që donojnë dhe atyre që janë në nevojë.

“Gjithsesi sikurse në cilindo ligj, për tatimet e dimë që mund të ndodhin edhe keqpërdorime, prandaj i kemi shërbimet inspektoriale, të cilat duhet të kontrollojnë dhe të reagojnë nëse vërtetë ndodhin raste të tilla për ta mbrojtur filantropinë. Mos të na ndodh për një rast të keq, të stigmatizohen të gjitha kompanitë dhe organizatat që kërkojnë donacione”, tha Nikica Kusinikova, Drejtoresh në Shoqatën “Konekt”. Nga këto organizata thonë se keqpërdorimet e disa kompanive private ndodhin prej mosfunksionimit të autoriteteve inspektuese dhe ndëshkuese konform ligjit për mbrojtje të konkurrencës dhe konsumatorit. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu