Vazhdojnë hetimet për vrasjen e dyfishtë në Stajkovcë, banorët: Ishte familje e qetë dhe pa probleme

“Kjo është shtëpia ku gjatë ditës së djeshme në Stajkovcë të Komunës së Gazi Babës ndodhi vrasja e dyfishtë ndërsa sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme deri tani nuk ka detaje se cilat kanë qenë arsyet të cilat kanë dërguar deri tek kjo vrasje. Sipas banorëve kanë qenë familje e qetë dhe nuk kanë pasur ndonjë problem me këto familjarë”, raporton Avni Tahiri, gazetar.

“Këtu jemi me vite së bashku dhe nuk kemi pasur ndonjë problem, fëmijët e mi janë moshatarë. Nëna u ndërroi jetë shumë kohë më parë ndërsa babai para disa vitesh dhe gjithçka ishte mirë por kjo që ndodhi edhe ne u befasuam. Atë që e di është që gruaja e njërit ishte në spital dhe ka qenë shumë i dëshpëruar dhe ka thënë që ka dhimbje koke. A keni pasur ndonjëherë probleme me ata? Jo, Jo, me gjithë kemi qenë të afërt dhe s’kemi pasur probleme”, u shpreh një qytetare.

“Njërin e njoh se kush është e tjetrin jo. Çfarë njerëzish ishin? Atë që e njoh ishte i mirë. Me ju si banorë a keni pasur probleme? Jo asnjëherë nuk ka pasur probleme”, tha një tjetër qytetar.

Ngjarja në MPB është paraqitur dje në orën 12:30. S.K (57) dhe bashkëshorti i saj V.K (64) janë gjetur me lëndime në kokë në shkallët e shtëpisë. Mjeku i Emergjencave në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e S.K, ndërsa V.K me lëndime është transportuar në Klinikën “Nënë Tereza”, ku dhe ka ndërruar jetë. Ndërkohë me plagë nga thika është gjetur edhe L.K (67), vëllai i V.K, i cili dyshohet se është autor i vrasjes i cili është transportuar në spital për trajtim mjekësor. Nga prokuroria thanë se nga vendi i ngjarjes së vrasjes së dyfishtë janë siguruar gjurmët të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës dhe sipas urdhrit të prokurorit publik trupat e të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion ndërsa motivi i vrasjes ende nuk dihet. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu