“U gëzova shumë që ty të ra barra ta shpiesh Shqipërinë në Europë”, urimi i veçantë i Ali Ahmetit për Edi Ramën pas fitores: Të përqafoj si vëllau vëllain

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar kryeministrin shqiptar Edi Rama për fitoren e mandatit të katërt në zgjedhjet e 11 Majit.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale zyrtare, Ahmeti thotë se urimi pas kurorëzimit dhe vulosjes së fitores si dhe me pjesëmarrjen e të gjithë krerëve të shteteve europiane në Tiranë.

“U gëzova shumë që pikërisht Ty të ra barra ta shpiesh Shqipërinë në Europë, aty ku na e përcaktuan vendin rilindasit tanë, sepse e di që Ti do t’ia dalësh dhe do ta realizosh, e ne të gjithë do të të mbështesim”, shkruan Ahmeti mes të tjerash.

Reagimi i plotë:

I nderuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Kryetar i Partisë Socialiste, shumë i dashur Edi,

S’kishte mënyrë më të mirë se sa ta shpallësh fitoren e Shqipërisë Europiane, ashtu siç i ka hije, nga sheshi i kryeheroit tonë kombëtar hijerënde, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ku edhe u kurorëzove dhe e vulose atë fitore edhe me pjesëmarrjen e të gjithë krerëve të shteteve europiane në Tiranë.

Prandaj dhe sot, pasi i përfundove të gjitha sfidat me sukses, vendosa të ta uroj, vëllazërisht nga zemra, fitoren spektakolare dhe plebishitare të zgjedhjeve parlamentare.

U gëzova shumë që pikërisht Ty të ra barra ta shpiesh Shqipërinë në Europë, aty ku na e përcaktuan vendin rilindasit tanë, sepse e di që Ti do t’ia dalësh dhe do ta realizosh, e ne të gjithë do të të mbështesim.

Prandaj, Edi, vijo rrugën drejt pajtimit dhe integrimit sepse në hasmëri shekullore nuk jetohet. Rajonit i duhet pajtim dhe integrim. Mua më ke pas, të ta hap rrugën e të ta ruaj shpinën.

Ishe pranë nesh në çdo hap, edhe kur e bëmë gjuhën shqipe zyrtare, edhe kur u dakorduam për korridorin 8 nga Shkupi në Tiranë që e pranove pa asnjë hamendje, edhe kur e hoqëm kufirin mes nesh, për abetaren e unifikuar, dhe për çdo gjë tjetër në të mirën e përbashkët dhe në funksion të së ardhmes europiane.

Edi, kemi ende shumë punë për të bërë, koha po dëshmon së të arriturat tona duhet mbrojtur sepse po cënohen vrazhdë me tendenca shqetësuese dhe ne nuk do ta lejojmë kthimin pas, por do të punojmë bashkë për të ecur perpara.

Të perqafoj si vëllau vëllain, të uroj shëndet e mbarësi e me mall pres të ritakohemi e ta shtrijmë rrugën tonë të përbashkët europiane.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shqiptarët e Krushevës në alarm: Komuna kërkon rrënimin, banorët mbrojnë me trup shkollën që vetë e ndërtuan

Për shkak të mungesës së kushteve bazë për mësim në objektin e vjetër të shkollës periferike, Nikolla Karev të fshatit Norovë të komunës së...

Protestë gjigante në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të vendosë vijat e kuqe!

Me dhjetëra mijëra vetë zbritën në rrugët e Hagës me thirrjet që qeveria holandeze të mos mbetet një kundruese pasive e konfliktit, për të...

Protesta masive në Holandë kundër Izraelit: “Vija e kuqe” është kaluar në Gaza

Dhjetëra mijëra protestues marshuan sot nëpër Hagë duke kërkuar një qëndrim më të ashpër nga qeveria holandeze kundër luftës së Izraelit në Gaza, raporton...

Turqia bën thirrje për ndërprerje të menjëhershme të ofensivës tokësore izraelite në Gaza

Ministria e Jashtme turke tha të hënën në mëngjes se Turqia dënon operacionet e zgjeruara tokësore të Izraelit në Gaza, duke bërë thirrje për...

Beteja me sëmundjen, reagon ish-presidenti Joe Biden: Kanceri na prek të gjithëve! Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen

“Kanceri na prek të gjithëve”, shkroi ish-presidenti Joe Biden në një reagim publik, pasi zyra e tij njoftoi një ditë më parë sëmundjen me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu