Edhe kryetari i degës së tetovës në një vijë me Arben Fetain! në vend të tij thirret sekretari emir Huseini!

Edhe kryetari i degës së Tetovës në një vijë me Arben Fetain

Përçarjet brenda Aleancës për Shqiptarët (ASH), nën drejtimin Arben Taravarit, po thellohen çdo ditë e më shumë. Sot, një tjetër figurë e rëndësishme i është bashkuar radhës së atyre që kundërshtojnë vendimin e Taravarit për t’u bashkuar me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) në zgjedhjet lokale dhe për t’u larguar nga koalicioni qeverisës aktual.

Bëhet fjalë për kryetarin e degës më të madhe të ASH-së, atë të Tetovës, Arif Selami, i cili duket se nuk ndan të njëjtin mendim me Taravarin. Kjo u bë e dukshme edhe në një fotografi të shpërndarë nga Gadaf Uzeiri, ku në vend të Selamit ishte i pranishëm sekretari i degës, Emir Huseini.

Ndërkohë, Arif Selami është shfaqur aktiv në postimet e zëvendëskryeministrit Arben Fetai, duke i dhënë mbështetje të qartë qëndrimit të tij – një sinjal i fortë se edhe ai është kundër bashkëpunimit me BDI-në dhe mbështet qëndrimin pro-VLEN-it.

Kjo situatë e re thellon ndarjet brenda ASH-së, duke ngritur pikëpyetje mbi drejtimin dhe qëndrueshmërinë e partisë në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mislimi: anketa e rreme ka dalë nga zyra e Lëvizjes BESA, pa lejen dhe miratimin e liderëve të VLEN-it.

Gazetari Rami Mislimi ka zbuluar se kush e ka porositur anketën e VLEN-it, e realizuar gjoja nga IHC por që rezultoi e rreme, njofton...

Kurti dhe Limaj takohen, s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar të shtunën, më...

Delegacion nga komuniteti Druz nga Siria🇸🇾 në Tel Aviv, përpiqet t’i puthë dorën presidentit izraelit🇮🇱

Një grup përfaqësuesish nga komuniteti Druz në Siri ka realizuar një vizitë të rrallë në Izrael, në kuadër të një takimi që, sipas burimeve...

Mbyllet autostrada Shkup–Tetovë në të dy drejtimet, qytetarët të përdorin rrugën rajonale

Autostrada Shkup–Tetovë është mbyllur në të dy drejtimet, ka bërë të ditur drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Për shkak të situatës...

Çmimi i cigareve në qiell, paralajmërohet rritje enorme

A mundet një titull Komisioni Evropian ka në plan të angazhohet për taksa më të larta mbi produktet e duhanit. Industria e duhanit paralajmëron...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu