Turqi: Arrestohen kryetarët e bashkive Adana, Adijaman dhe Antalia – opozita flet për “hakmarrje politike”

Stamboll, 6 korrik 2025 – Autoritetet turke kanë ndërmarrë një aksion të gjerë ndaj disa bashkive të kontrolluara nga opozita, ku janë arrestuar kryetarët e tre qyteteve të mëdha: Adana, Adijaman dhe Antalia.

Sipas njoftimeve zyrtare, arrestimet janë bërë ditën e shtunë nën akuzat për korrupsion dhe bashkëpunim me një organizatë kriminale. Hetimet po zhvillohen nga Zyra e Kryeprokurorit Publik, ndërsa policia turke ka kryer edhe kontrolle në zyrat e kryebashkiakëve, në kuadër të operacionit.

Reagon opozita: “Po përdorin drejtësinë për hakmarrje politike”
Një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga Partia Republikane e Popullit (CHP), forca kryesore opozitare në vend. Burhanetin Bulut, nënkryetar i kësaj partie dhe një nga të arrestuarit, përmes një postimi në rrjetet sociale, u shpreh:

“Ata që përdorin gjyqësorin si një mjet për hakmarrje politike, nuk duan t’ia dinë për ligjin, por mbrojnë pushtetin personal. Ne nuk do t’i nënshtrohemi kurrë këtij sistemi të pistë që sulmon vullnetin e popullit.”

Kryetarët e arrestuar njoftojnë vetë përmes rrjeteve sociale
Abdurrahman Tutdere, kryetari i bashkisë së Adijamanit, bëri të ditur arrestimin e tij përmes rrjetit “X” (ish-Twitter):

“Më morën nga shtëpia ime në Ankara këtë mëngjes dhe po më çojnë në Stamboll.”

Arrestimet kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik turk, ndërsa mbështetësit e opozitës i konsiderojnë këto zhvillime si përpjekje të qeverisë për të goditur kundërshtarët politikë, veçanërisht pas fitoreve të rëndësishme të opozitës në zgjedhjet lokale të fundit.

Në total, sipas burimeve zyrtare, janë arrestuar 10 persona, përfshirë zyrtarë të lartë të pushtetit vendor.

Hetimet pritet të thellohen në ditët në vijim, ndërsa Partia Republikane e Popullit ka paralajmëruar protesta dhe masa ligjore për të kundërshtuar, sipas saj, “përdorimin politik të drejtësisë”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu