Tronditëse: Edukatorja ushtron dhunë ndaj një fëmije 3-vjeçar, shpallet në kërkim nga Policia

Rudina Gërdani është edukatorja 46-vjeçare e cila ka dhunuar disa herë një fëmijë 3-vjeçar në kopshtin privat “Gledis” në zonën e Astirit.

Nga pamjet e publikuara nga Euronews Albania, shihet një rast kur edukatorja Rudina Gërdani fillimisht i bën një foto për ta publikuar në rrjetin social të kopshtit dhe më pas e godet me shuplakë 3-vjeçarin.

Por kjo nuk është hera e parë, teksa në një tjetër video djali goditet nga pas koke po nga edukatorja.

Gërdani është denoncuar në polici nga babai i 3-vjeçarit, i cili dëshmoi për dhunë të përsëritur ndaj djalit të tij.

Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit Priam, ka treguar se djalit i kanë gjetur shenja dhe krahë dhe vetë ai ka treguar se e ka kapur edukatorja.

“Momenti i fillimit ka qenë data 20. Kur u nisëm për të çuar Priamin në kopsht ai nuk pranoi. Unë vendosa ta bëja ditën pushim që të qëndronim me familjen. Në darkë kur nusja i bëri dush Priamit dhe shikon të krahu i majtë ishte pak i nxirë. Ai i tha “mos e prek vetëm puçe, më ka kapur Rudi”. Unë e dëgjova dhe e pyeta prapë kush e kishte kapur ai më tha prapë Rudi. Ai po bënte rreth 3 muaj atje. Më herët unë kam qenë në punë dhe nuk kam vënë re shenja dhunë më parë. Mendoja se e kisha lënë djalin të qetë në kopsht”, tha ai.

Lorenc Rrapa tregon se pas disa momentesh i është rikthyer dhe njëherë bisedës me djalin e tij të vogël duke e pytetur përsëri për shenjën që Priami kishte në krahë.

Në deklatarën e tij, Lorenci tregon se teksa ka parë kamerat e kopshtit, ka konstatuar se Priami nuk ishte vetmi fëmijë i dhunuar.

“I thash ‘Priam të lutem më trego çfarë ka ndodhur’ më tha, ‘Më kapi Rudi. Unë i thash puçe Priamin, Rudi më tërhoqi te dora fort’. Unë u bëra nervoz, telefonova pronarin dhe drejtoreshën. U dërgova një mesazh ‘Shpresoj mos të jetë e vërtet çfarë ka nbdodhur me Priamin, ai ndihet i dhunuar thotë më ka goditur Rudina’. Më tha ‘Shpresoj mos të jetë e vërtetë, po do shikojmë kamerat.

Të nesërmen kur shkuam në kopësht, Priami nuk pranoi të futej brenda, shkuam në një lokal dhe pamë kamerat. Aty konstatova dhunën. Brenda një afati kohor rreth 2 orë e 30 fëmijë janë dhunuar 2 fëmijë. Gjatë vëzhgimit të kamerave kam parë tre momente dhune”, potencoi babai i 3-vjeçarit.

Rudina Gërdani tashmë është shpallur në kërkim nga policia dhe se është pezulluar menjëherë nga puna nga pronari i kopshtit “Gledis” në Astir.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore”, ka njoftuar policia.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SHASHSHA i reagon Janevskës: Gjuha është pasuri, mosrespektimi i saj është dobësi

Shkup, 8 nëntor – Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së ministres së Arsimit dhe Shkencës, znj....

Siria i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga amerikanët kundër Shtetit Islamik

Siria iu bashkua koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër organizatës ekstremiste Shteti Islamik. Ministri i Informacionit, Hamza al-Mustafa shkroi në X se Siria kishte nënshkruar...

Hill: Demaçi ishte kundër çdo gjëje që s’kishte pavarësi, kur kishte problematika supozonim që ishte ai

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, tha të martën në Hagë se Adem Demaçi ishte kundër çdo gjëje që nuk...

Hill për Xhavit Halitin: Dikush më tha se ishte në nivel të lartë, e dikush se ishte shok me të rëndësishmit e UÇK-së

Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë po dëshmon ish-ambasadori amerikan Christopher Hill. Ai është pyetur në lidhje me një deklaratë të Shukri Bujës, për takimin...

Hill: Përshtypja ime ishte që Kransiqi s’ishte i rëndësishëm në UÇK

Dëshmitari Christopher Hill gjatë dëshmisë së tij në Hagë pohoi se hera e parë që e kishte takuar Jakup Krasniqin ishte në Dragobil, e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu