SHASHSHA i reagon Janevskës: Gjuha është pasuri, mosrespektimi i saj është dobësi

Shkup, 8 nëntor – Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së ministres së Arsimit dhe Shkencës, znj. Vesna Janevska, e cila – sipas tyre – ka shfaqur mungesë respekti ndaj gjuhës shqipe në komunikimin publik dhe para mediave. Në reagimin e dërguar për mediat, Shoqata thekson se sjellje të tilla dëmtojnë frymën e bashkëjetesës dhe japin mesazhe të gabuara për gjeneratat e reja.

“Sjellja e ministres Janevska para gazetarëve dhe opinionit publik, në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në jetën publike, është tregues i gjendjes shpirtërore të njerëzve që duhet të jenë shembull për nxënës, studentë dhe punëtorë shkencorë. Në këtë mënyrë, drejtpërdrejt cënohet e drejta ligjore e kryetarit Kasami për përdorimin e gjuhës shqipe. Fatkeqësisht, me sjellje të tilla të mos-tolerancës etnike, ne u dërgojmë gjeneratave të reja sinjale konfliktuoze dhe diskriminuese”, thuhet në reagim.

Shoqata kujton se parimet e barazisë kanë rrënjë të thella në historinë e shoqërive demokratike dhe se barazia fillon nga gjuha. “Parimet e barazisë kanë burimin nga Revolucioni i Madh Borgjez në Francë më 1789, dhe që atëherë kanë qenë bazament i shoqërive të lira. Gjuha nuk është vetëm mjet komunikimi, por identitet, kujtesë dhe shenjë e dinjitetit kolektiv”, thuhet në deklaratë. Sipas Akademisë, ndonëse gjuha shqipe ka status zyrtar, në praktikë ajo shpesh mbetet vetëm “formalisht e pranuar”, por jo funksionale.

“Një shqyrtim i kujdesshëm i praktikës administrative dhe publike tregon një realitet tjetër – gjuha shqipe shpesh mbetet zgjidhje formale, jo funksionale. Shumë juristë e politikanë flasin për zbatimin e ligjit, por rrallë pyesin: si zbatohet? ku zbatohet? pse nuk zbatohet njësoj?”, thekson Shoqata, duke shtuar se kjo situatë është pasojë e “arkitekturës kushtetuese dhe ligjore të ndërtuar me qëllim kufizimi”, që mban ende gjurmë të politikave nacionaliste të periudhës së tranzicionit.

Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art kërkon rikthimin e standardeve të barazisë gjuhësore që ishin garantuar me Kushtetutën e vitit 1974. “Neni 178 i Kushtetutës së vitit 1974 garantonte çdo kombësie të drejtën për përdorim të lirë të gjuhës dhe zhvillimin e kulturës së saj, bashkë me institucionet përkatëse. Ai përfaqësonte një koncept të barazisë reale, jo të përdorimit të kufizuar apo të shkallëzuar. Madje, barazia përfshinte edhe organizatat e punës, që sot njihen si biznese – një aspekt që Kushtetuta aktuale nuk e siguron”, thuhet në reagim. Shoqata thekson se çështja e gjuhës dhe sjellja e ministres Janevska nuk janë vetëm problem juridik, por edhe moral, politik dhe kulturor.

“Ato janë pasqyrë e një fryme politike të vjetër dhe të dështuar, që partia në pushtet e ka bartur ndër vite. Inkurajojmë klasën politike shqiptare që në Kuvend të hapë çështjen e barazisë së vërtetë gjuhësore, jo thjesht të reformulojë ligjin ekzistues. Sot, vetëm shqiptarët nuk duhet dhe nuk ka arsye të shkruajnë dy herë të njëjtin tekst – një herë në shqip e një herë në maqedonisht. Kjo është diskriminim i heshtur”, theksohet në reagim.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deklarata e papritur e Trump në Bordin e Paqes: 2-3 lider në këtë grup, nuk i duroj dot!

ZVICËR- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, u shpreh se i pëlqen të gjithë liderët që janë pjesë e këtij grupit me përjashtim 2-3 prej...

Haziri: Këpucët e Rugovës nuk i bëjnë askujt, e la trashëgimi LDK-në

Lutfi Haziri ka folur për rëndësinë e frymës Rugoviane në politikë dhe për ndikimin e saj në marrëdhëniet brenda komunitetit dhe institucioneve politike....

Shkupjani e rrëmben të miturin dhe fut në bagazh, për shkak të goditjeve të veturës me topa bore

Dje në orën 22:00, në SPB Shkup, E.B. (36) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:30, në një stacion autobusi në zonën e...

Osmani publikon foto me Trumpin: Aleanca me Amerikën është rruga e vetme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar në Facebookun e saj një fotografi me presidentin amerikan, Donald Trump. Kjo fotografi është realizuar gjatë procesit të...

Trump ia shtrëngon duart Osmani pasi e nënshkruan rezolutën inauguruese të Bordit të Paqes

Presidenti amerikan, Donald Trump e nënshkroi rezolutën inauguruese që do të përcaktojë mandatin e Bordit të Paqes për Gazën. Me liderët pjesëmarrës prapa, Trump hodhi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu