Hill për Xhavit Halitin: Dikush më tha se ishte në nivel të lartë, e dikush se ishte shok me të rëndësishmit e UÇK-së

Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë po dëshmon ish-ambasadori amerikan Christopher Hill.
Ai është pyetur në lidhje me një deklaratë të Shukri Bujës, për takimin që shtabi i përgjithshëm do të mbante me Adem Demaçin.

“Buja tha se ata do të “kujdeseshin” për Demaçin, dhe se kundërshtimi i tij për Rambujenë dhe Qeverinë e Përkohshme që ishte propozuar nga Rugova Qosja dhe Thaçi më 24 shkurt do të tejkalohej. A jeni të informuar ju sa i takon proceseve të brendshme të UÇK-së lidhur me Rambujenë në Paris”, ka pyetur Dixon Hillin, i cili kat thënë se nuk ishte informata për proceset e brendshme të UÇK-së, por se kishte ndjesinë se ata kishin nevojat e tyre për sa i takon dhënies së pëlqimit për pikëpamjet e ndryshme brenda UÇK-së.

Ai tha se kishte shkuar në atë takim, që “të mate temperaturën e tyre” dhe të shihte nëse ata ishin në rrugën e duhur dhe do të përkrahnin marrëveshjen e Rambujesë.

Hill u pyet për takimin me Xhavit Halitin.

“Dikush më kishte thënë se kishte rol të lartë në UÇK, dikush më kishte thënë se ishte shok me personat e rëndësishëm në UÇK. Nuk isha i sigurt kush kishte të drejtë, por ai përfaqësonte dëshirën për të ndjekur pistat e propozuara”, ka thënë Hill në Hagë. Lajmi.net

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Macja Skaj në qendër të vëmendjes: Alarm në Kisela Vodë, 3000 euro për gjetjen e macës

3000 euro SHPËRBLIM! Kërkohet Skaj – Mace femër, e humbur në Kisela Vodë, mes Çeshmës dhe shkollës “Partenija Zografski”. Dallohet sepse ka ngjyrë gri të çelët...

Zv.kryeministri shqiptar🇦🇱 dhuron shenjtoren shqiptare🇦🇱 Nënë Tereza, por vetëm në maqedonisht🇲🇰!

Pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, në Takimin e Liderëve 2026 në Davos, të organizuar nga Abraham House, ka hapur më...

Deklarata e papritur e Trump në Bordin e Paqes: 2-3 lider në këtë grup, nuk i duroj dot!

ZVICËR- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, u shpreh se i pëlqen të gjithë liderët që janë pjesë e këtij grupit me përjashtim 2-3 prej...

Haziri: Këpucët e Rugovës nuk i bëjnë askujt, e la trashëgimi LDK-në

Lutfi Haziri ka folur për rëndësinë e frymës Rugoviane në politikë dhe për ndikimin e saj në marrëdhëniet brenda komunitetit dhe institucioneve politike....

Shkupjani e rrëmben të miturin dhe fut në bagazh, për shkak të goditjeve të veturës me topa bore

Dje në orën 22:00, në SPB Shkup, E.B. (36) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:30, në një stacion autobusi në zonën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu