Tregjet përplot me blerës – ”Kandilat e Bajramit” gëzuan fëmijët!

NË PRAG TË FITËR BAJRAMIT
Qytetarët kanë vërshuar tregjet për të bërë përgatitjet e fundit për sofrën e Bajramit. Kriza ekonomike, çmimet e larta, rënia e fuqisë blerëse kanë ndikuar që shumë amvisëri t`i kufizojnë blerjet. Por, kur është fjala për festën e Bajramit, nuk kursehet.

“Shokun e ruaj Allahu, mi dha arat pa pare të gjitha pa para sepse jam pa punë nga sot kam filluar me punë sepse jam me ndihmë sociale. Mu duk dobët pak pritsha me pas më shumë njerëz për Bajram”.

“Po, kemi filluar tash për Bajram të ndreqim diçka sepse dihet Bajrami e ka të veten InshaAllah kalojm me të gjithë të mirat kudo që ka musliman”. Festa e Bajramit simbol ka ëmblësirën tradicionale. Andaj, nuk sihte për t`u habitur tollovia para dyqanit ku shitje ëmblësira tradicionale.

“Sot me rastin e Festës së Bajramit, lodhemi më shumë ka shumë njerëz të cilët siç i patë po presin në radhë për të blerë bakllavan e bajramit ka aq shumë saqë ndonjëherë edhe i kthejm njerëzit”. Dita e fundit e Ramazanit apo siç njihet në popull “Dita e Arifesë” për shkupjanët ka një dimension tjetër. Sikurse për cdo Bajram, defiluan “Kandilat e Bajramit” duke paralajmëruar ardhjen e festës së madhe të Fitër Bajramit. Padyshim, se fëmijët më së shumti i gëzohen kësaj feste.

“Ky organizim bëhet për ditën e Bajramit me përcjellë Ramazanin dhe për t i gëzuar fëmijet me paketa dhe organizime të ndryshme aktiviteti kuptohet është për fëmijet. Ka disa vite që mlidhemi këtu dhe mundohemi ta përcjellim siç duhet Ramazanin dhe ta presim festën e Bajramit”.
Ndryshe, dita e nesërme 10 prilli, është festë shtetërore dhe ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. /tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu