Të rinjtë që kanë mbushur 18 vjeç dhe nuk kanë letërnjoftim, sot mund të fotografohen pa termin

Ministria e Punëve të Brendshme sot në periudhën oga 08:00 deri në 15:00 do të organizojë fotografim për dokumente personale pa termin të caktuar në zyrat rajonale për punë administrative në shtet (për Shkup në pikën “Prolet”) për qytetarët që kanë mbushur 18 vite, ndërsa nuk kanë asnjë dokument biometrik, transmeton Portalb.mk.

Nga MPB ju bëjnë thirrje të rinjve të shkojnë në zyrat rajonale për punë administrative në shtetë, që të fotografohen dhe t’i kenë gati në kohë dokumenti personal, me qëllim të mund të realizojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e ardhshëm.

Të premten edhe ministri teknik për Punë të Brendshme Pançe Toshkovski, tha se fillon një aksion me të cilin me të cilën thirren të gjithë të rinjtë. Ai vlerëson se, nuk është i madh vëllimi i lëshimit të letërnjoftimeve për këtë grup të qytetarëve dhe se mund të bëhen për një ditë.

“Ato mund të fotografohen për letërnjoftime. Ai do të përgatitet në afat të arsyeshëm dhe me të do të mund të legjitimohen në vend votimet dhe të realizojnë të drejtën e votës. Përparësi do t’u jepet atyre të rinjve të cilët nuk kanë dokument udhëtimi, ndërsa duan të sigurojnë letërnjoftim”, tha Toshkovski.

Ministria për Punë të Brendshme para disa ditësh paralajmëroi që procedura për nxjerrjen e pasaportave me procedurë të shpejtë tashmë është më efikas, pasi mund të kryhet brenda ditës.

Ndryshe, qytetarët kanë paguar mbi 13 milionë euro për lëshimin e pasaportave në procedurë urgjente në gjysmë viti, sipas analizës së BIRN, bazuar në të dhënat e marra nga Ministria e Punëve të Brendshme.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu