Të gjitha nënat duhet ta lexojnë mesazhin e Kiara Titos :)

Kiara Tito, e cila është pjesë e VIDEO së re të Top Channel (në të cilën tregohet se Bora Zemani, Kiara Tito, Nevina Shtylla dhe Heidi Baci do të jenë në emisione të ndryshme në prime time), u përball me një koment të pahijshëm, i cili praktikisht i sugjeronte që të vishte diçka në ngjyrë të zezë, pasi Kiara dukej jo në formë në video.

Tito, i ktheu përgjigje me lezet dhe dha një mesazh për të gjitha nënat që mund të ndihen në siklet për trupin pas lindjes.

“Sigurisht që mund të vishja diçka për të kamufluar kilet e lindjes. Në dorë e kisha, por në fundit të fundit, pse? A nuk duhet ta pranojmë veten si jemi? Kjo është shumë normale dhe as nuk më sikletos fare”, u shpreh moderatorja.

Më pas, vijoi:

“Doja ta jepja këtë mesazh për gjithë nënat e reja që mërziten me trupin e tyre dhe nuk i japin kohën e duhur për t’u kthyer si ishte më parë. Kam 4 muaj që kam sjell në jetë një princeshë dhe me gjithë respektin, nuk më intereson fare se sa kile kam marrë apo nëse dukem e ‘shëndoshë’ që është term shumë i gabuar për një nënë të re. Nuk e di nëse je bërë nënë, por trupi do pak kohë të rikthehet në formën siç ishte para lindjes. Deri atëherë, të kemi shëndetin se çdo gjë tjetër rregullohet. P.S.: Mua më pëlqejnë këto kile”, përfundoi ajo.


Nuk mendonim se duhet të përsërisnim gjithnjë të njëjtën gjë, por ja ku jemi sërish, duke rikujtuar se nënave të reja, të cilat kanë sjellë në jetë një fëmijë, me gjithë streset, ndryshimet dhe situatat që përballen çdo ditë, nuk u duhen kurrsesi fjalë që përqendrohen te pamja e tyre.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Netanyahu konfirmon se “nuk do të ketë” shtet palestinez

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se nuk do të ketë shtet palestinez, gjatë një ceremonie të rëndësishme nënshkrimi për projektin e kolonizimit...

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Një llogari në Instagram ka publikuar një foto ku pretendohet se këngëtarja Elvana Gjata ka shtuar në “Favorites” një video të lidhur me Flori...

Irani: Materiali bërthamor i pasuruar “nën rrënojat” e goditjeve nga lufta me Izraelin

Irani njoftoi të enjten se materiali i pasuruar bërthamor mbetet “nën rrënojat” e objekteve të goditura gjatë luftës së fundit me Izraelin. Ministri iranian i...

Gjermania mbështet planin francez për shtetin palestinez, sipas Bloomberg

Pas sulmeve në Katar, Berlini pritet të votojë pro Deklaratës së New York-ut për dy shtete Qeveria gjermane ka vendosur të mbështesë një propozim francez...

Shqiptarët e “Severnës” si vasalë të bindur të pushtetit!

Që prej tri dekadash shqiptarët e "Severnës" janë nënshtruar pushtetit maqedon si vasal të bindur, jo që nga viti i kaluar me rikthimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu