Taravari: Shumica e të burgosurve politikë në raste të montuara janë shqiptarë

Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari sot zhvilloi takim me kryetarin e Shoqatës së të burgosurve politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, Shpëtim Pollozhani. Në takim u bisedua për përpilimin e një ligji për dëmshpërblimin e këtyre të burgosurve politikë si dhe për rastet e montuara siç është rastin “Monstra”, “Alfa”, “Sopoti” dhe për pafajësinë e këtyre njerëzve.

“Sot kisha kënaqësi të takohem me një grup të njerëzve të cilët janë prej Shoqatës së të burgosurve politikë, me të cilët biseduam për telashet dhe hallet e tyre. U bisedua për një ligj për të cilin ata kanë biseduar edhe me partitë tjera politike prej vitit 2004 për zhdëmtimin e këtyre personave të cilët kanë qenë të burgosur politikisht. Po ashtu biseduam edhe për rastet e montuara të cilat mbeten enigmatike dhe pa sqarime”, u shpreh Taravari pas takimit. Sipas Taravarit, shumica e rasteve të montuara politikisht kanë prapavijë etnike ose njerëzit që janë të burgosur politikisht janë shqiptarë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu