Taravari pyet Osmanin: Pse propozuat zgjidhje nga OSBE në kundërshtim me interesin e Republikës se Kosovës

Kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari në konferencë për shtyp tha se kjo konferencë shtypi është jo e zakonshme për shkak se, siç tha Taravari, përjetova shok kur pash reagimin e Prishtinës zyrtare në lidhje me planin 9 pikësh të OSBE-së për deeskalimin dhe normalizimin e veriut të Kosovës, i përpiluar nga Bujar Osmani si kryesues i kësaj organizate.

“Autorësinë e këtij plani, që atëkohë ishte komplet antipod me situatën dhe me interesat e Kosovës respektivisht shqiptarëve, e ka konfirmuar z. Osmani në një rrëshqitje të qëllimshme përgjatë një emisioni televiziv parmbrëmë në Kosovë. Kjo përpjekje e tij për të treguar se si ministër i jashtëm ka kontribuar edhe për stabilitetin në rajon, është një e vërtetë e hidhur për qytetarët e vendit tonë dhe shqiptarët kudo. Tani jemi në situatën ku themi fatmirësisht që ai plan nuk u pranua dhe nuk u realizua nga Qeveria e Kosovës, se me sa pashë unë ai plan vetëm për deeskalim nuk ishte. Ne e dimë sepse kemi përcjellur me shqetësim të madh vëllazëror zhvillimet në Republikën e Kosovës dhe situatën në veriun e vendit atje. Presionet me të cilat është përballur Republika e Kosovës kanë qenë të mëdha, e në anën tjetër kërcënimet dhe lufta hibride nga shteti serb në veriun e vendit ka qenë përmanent përherë”, tha Taravari.

Taravari sqaroi se në planin e Bujar Osmanit për deeskalim, rreth 4 muaj para se të ndodhte sulmi terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici dëshmor Afrim Bunjaku, Kosovës iu kërkua të tërheqë policinë speciale që në atë kohë përkujdesej për sigurinë e qytetarëve dhe po cenohej nga bandat kriminale serbe, policia në atë pjesë të Kosovës që ishte me rrezikshmëri të lartë të ketë policë të rregullt, me ndihmën e KFOR-it dhe EULEX si dhe dorëheqja e katër kryetarëve shqiptarë, pikë e njëjtë më kërkesën zyrtare të Beogradit.

“Si të mos mjaftonin këto gabime të mëdha diplomatike, mbrëmë Osmani paska thënë se plani i tij paska sjellë paqenë. Si mundet një plan i cili u refuzua në tërësi nga Qeveria e Kosovës te sjellë paqen? Lërini sulmet edhe mburrjet e kota z. Osmani, por shpjegojini publikut, pse keni kërkuar që në veri të Kosovës të largohen policët specialë, dhe të mbeten vetëm policët e thjeshtë? A e dini ju se me forcat terroriste, policët e thjeshtë nuk kanë kapacitet të përballen siç u konfirmua edhe me rënie dëshmor të Afrim Bunjakut? A është koncepti juaj për paqen, hapja e rrugës për terroristët dhe cenimi i sovranitetit të Kosovës?”, u shpreh Taravari.

Në fund, Taravari tha se koordinimi i tij gjithmonë është me shtetet shqiptare dhe veçanërisht me Prishtinën zyrtare, dhe jo të shtërgojë duart me Lavrovin, Vuçiqin e Daçiqin.

“Mendësisë qeverisëse e z.Osmani dhe BDI-së në përgjithësi, duhet t’i them Mjaft sepse ky është kulmi. Kjo paaftësi mund t’u kushtojë tej mase shqiptarëve në kuptimin kombëtar. Mendoj se qytetarët janë ata që nuk harrojnë dhe ata janë përgjigja e fundit dhe më e vërteta se deformimi i vullnetit të tyre, i orientimit të tyre nuk mund të ndodhë. Këtë përgjigje ata do ta japin fillimisht me 24 prill e më pastaj edhe me 8 maj”, deklaroi Taravari.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu