Taravari: Për dy javë do të publikohet lista e re pozitive me barna, që nuk është përditësuar për 15 vite

Pas dy javësh do të publikohet lista e re pozitive e barnave që nuk është përditësuar prej 15 vitesh, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Ai tha se në periudhën e ardhshme prioritet është përditësimi i listës pozitive të barnave dhe si risi është zbatimi i një politike kombëtare farmaceutike me fokus të veçantë në cilësinë dhe disponueshmërinë e produkteve farmaceutike.

“Do të kemi edhe një ligj të ri për barnat me të cilin do të sigurojmë barna cilësorë në vend, por do të kërkojmë edhe përdorim racional dhe përshkrim të barnave që të ketë barna kudo, por edhe të kemi kujdes që të mos ketë abuzime me barnat”, tha sot ministri i Shëndetësisë. Taravari gjithashtu bëri të ditur se tenderi për blerjen e kompresorëve të rinj për klinikat kirurgjikale tashmë është shpallur nga shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të klinikave.

“Në periudhën e ardhshme i kushtojmë vëmendje të veçantë rajonalizimit të shërbimeve shëndetësore dhe motivimit dhe stimulimit të mjekëve nga klinikat për të punuar në spitalet e qyteteve të tjera. Po ashtu po planifikojmë një strategji në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë për të stimuluar mjekët që të regjistrohen në specializimet e mangëta, si pediatri, anesteziologji, radiologji dhe personel tjetër me mangësi”, tha ministri Taravari./Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu