Taravari për Davkovën: Është në euforinë e zgjedhjeve, duhet të jetë e kujdesshme dhe do ta përdorë “e Veriut”

“Nuk është e ndaluar kur ne flasim publikisht… Unë shpesh them Maqedonia, as “Republika” as “e Veriut””. Kështu është shprehur mes tjerash Arben Taravari nga VLEN në ClickPlus në TV21 kur u pyet se si e komentin veprimin e presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska Davkova e cila gjatë betimit nuk e përdori emrin kushtetues, por vetëm Maqedonia. Taravari tha se këtë Davkova e bëri nën euforinë e fushatës zgjedhore.

“Unë mendoj se zonja Davkova ende është në eufori të zgjedhjeve. Unë mendoj se nuk e ka bërë me vetëdije. Më shumë deklarativisht e ka bërë sa për të treguar se ka një lloj konsistence me fushatën zgjedhore. Deklarata e shpalljes si presidente është me “Maqedonia e Veriut”, dje pas inaugurimit njëjtë ka qenë me “Maqedonia e Veriut”. Para se të vij këtu më brifuan se ajo ka deklaruar se e ka përdorur ashtu dje, por që më tej do të përdorë emrin kushtetues si Maqedonia e Veriut”, tha Taravari më tej.

Megjthatë Taravari përfundon duke thënë se presidenti duhet të jetë shembull i respektimit të Kushtetutës dhe shprehu besimin se Davkovka tani e tutje do ta përdorë “Maqedonia e Veriut” dhe se nuk do ta përsërisë situatën e djeshme./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

BDI: Pa falje, pa dorëheqje! Poshtërimi i administratorëve shqiptarë vazhdon

Kryeministri ende nuk ka kërkuar falje për akuzat e pabazuara dhe fyese që u bëri publikisht administratorëve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, duke...

Voton Albin Kurti: “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 9:40. “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”, tha Kurti para...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu