Takimi i paralajmëruar i liderëve të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet ditën e Hënë!

Takimi i paralajmëruar i liderëve të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet të hënën në orën 12:00. Kështu njoftuan përmes një komunikate për media nga LSDM-ja, të cilët ironizojnë se kjo do t’ia prishë agjendën kreut të VMRO-së Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk.

“Na vjen keq që do të na duhet t’ia prishim agjendën Hristijan Mickoskit, i cili duket, siç konfirmojnë nga DPMNE-ja e tij, punon vetëm dy orë gjatë ditës, nga ora 09-11. Mbledhja e datës 4 dhjetor 2023 do të mbahet të hënën në orën 12.00”, konfirmuan nga LSDM-ja.

Se takimi i kryeministrit me liderët e partive parlamentare për datën e zgjedhjeve, do të mbahet në Kuvend në dhjetor, e paralajmëroi më 23 nëntor vetë lideri i LSDM-së në pushtet, Dimitar Kovaçevski.

Në takim duhet të bisedohet për datën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në vitin 2024 dhe do të jetë në nivel liderësh në formatin që ishte në takimin e kaluar të liderëve të partive parlamentare,.

“Zgjedhjet do të jenë në terminin e rregullt edhe ato presidenciale edhe ato parlamentare, ndërsa saktë kur do të mbahen varet nga afatet dhe për këtë unë thash se maji ofron mundësi për mbajtje edhe të zgjedhjeve presidenciale edhe të atyre parlamentare. Atë e konfirmuan edhe një sërë liderësh tjerë të partive dhe kryetari i Kuvendit, i cili kujdeset për afatet dhe për këtë kur të përfundojë ai takim në përputhje me qëndrimet e të gjitha partive politike, sepse ai vendim miratohet me konsensus të gjerë politik ai vendim do të mund të kumtohet”, tha Kovaçevski.

Ai tha se, nuk ka disponim te të gjitha partitë politike për shfuqizim të qeverisë teknike, duke pasur parasysh afatin e shkurtër deri në zgjedhje.

Ndryshe, nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit duhet të kalojnë jo më pak se 70 ditë dhe jo më shumë se 90 ditë. Nëse janë më 24 prill në raundin e parë dhe 8 maj për raundin e dytë, atëherë shpallja e zgjedhjeve do të duhet të jetë më 27 shkurt, që siguron të paktën 70 ditë deri në zgjedhje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Edhe Gerti ka qenë pre e një tentative ab0zimi se43ual gjatë fëmijërisë?

Banori i “Big Brother VIP Albania 4”, Gerti ka hapur zemrën dhe ka ndarë një ngjarje të dhimbshme nga fëmijëria e tij, e cila...

Deputetja e VV-së: Për herë të parë në histori, pushimi i lehonisë u ofrohet grave të papuna!?

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka bërë një deklaratë të çuditshme. Ajo ka thënë se për herë të parë në histori, grave të papuna...

A është e vërtetë që celulari ynë (në mënyrë të fshehtë) dëgjon bisedat tona dhe na shfaq reklama?

Sapo u themi miqve tanë se duam të bëjmë një udhëtim në Itali, pa e kërkuar fare në “Google”, papritur shfaqen në ekranin e...

Baton Haxhiu për Sveçlën: Veprimet e tij janë si të Millosheviqit, ia ka nxjerrë syrin policit

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se veprimet e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlës, janë sikur të Millosheviqit. Haxhiu deklaroi se ‘Sveçla është sikur Nebojsha’ “Ma thuaj...

Bekim Jashari: Nuk kam fjalë! Për aksionet e policisë në veri thonë dhunë, për institucionet paralele prokuroria thotë s’ka prova

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi sot në mëngjesin e së mërkurës se janë mbyllur komuna paralele të Serbisë, si...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu