Takim Lloga-Dameva: Bashkëpunimi institucional do të intensifikohet

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, realizoi takim me kryetaren legjitime të Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, në të cilin takim biseduan për zhvillimet aktuale në të dy institucionet. Vendimi i Gjykatës Administrative me të cilin Dameva u rikthye në vendin e kryetarit, ngjall shpresë për kthimin e besimit në institucionet, si dhe domosdoshmërinë e punës ligjore dhe të përgjegjshme, tha ministri Lloga, transmeton Portalb.mk.

“E përshëndes vendimin e shumicës së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për ndërprerjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi. U mirëpritën edhe procedurat e dy ish anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, gjyqtares supreme Mirjana Radevska Stefkova dhe gjyqtarit të apelit, Zoran Gerasimovski, të cilët dhanë dorëheqje për shkak të vendimit për shkarkimin e paligjshëm të Damevës nga funksionit i kryetarit”, shtoi Lloga.

Dameva falënderoi ministrin për të gjitha aktivitetet që ka ndërmarrë në periudhën e kaluar dhe indikacionet për punën dhe veprimet e Këshillit Gjyqësor, të cilat, siç thonë nga Ministria e Drejtësisë, dëshmuan se ky institucion ka nevojë për reforma të patjetërsueshme.

“Në takim u diskutua për Strategjinë për zhvillimin e sistemit të gjyqësorit (2024-2028) dhe masat që janë parashikuar me të për reformat në zgjedhjen, përgjegjësinë dhe shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Strategjia plotësisht është harmonizuar me rekomandimet e Misionit vlerësues, për të cilat kryetarja e këshillit, Dameva, shprehi gatishmërinë për implementimin e tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Lloga tha se gjatë javës së ardhshme Grupi Punues do të përgatisë draft versionin e ndryshimeve ligjore për Këshillin Gjyqësor. Nga Këshilli Gjyqësor u kërkua të shqyrtojnë të gjitha lëndët dhe shkresat e Ministrisë së Drejtësisë, që i janë dërguar në një kohë sa më të shkurtë të mundur.

Bashkëpunimi institucional i Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor, do të intensifikohet edhe në periudhën e ardhshme përmes bashkëpunimit të ndërsjellët dhe projekteve, për të rikthyer besimin e qytetarëve në sistemin e gjyqësorit.

Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut me 3 janar ktheu në pozitën e kryetares Vesna Dameva, e cila u shkarkua më 26 prill me vetëm shtatë vota pro, pas çka Këshilli Gjyqësor pati dy përpjekje të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e ri. Këshilli Gjyqësor më 4 maj, në seancën pas orarit të punës, të cilin e njoftoi në ueb-faqen e tij pak para fillimit, me tetë vota për kryetar të ri zgjodhi Sashko Georgiev.

Para kësaj, këshilli mbajti dy seanca të fshehta, në të parën votoi tërheqjen e vendimit fillestar për shkarkimin e Damevës dhe më pas, ka votuar mosbesimin dhe e ka shkarkuar. Vendimet për mbajtjen e seancave të mbyllura nga Këshilli Gjyqësor u arsyetuan me një dispozitë të ligjit që parashikon se publiku mund të përjashtohet për të mbrojtur reputacionin dhe integritetin e gjyqtarit ose kandidatit për gjyqtar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Maqedonia e Veriut në CPI dhe “Barometrin e Korrupsionit 2025”: kur krimi bëhet normë, e ligjshmja bëhet fasadë

Nuk është më korrupsion – është kapje shteti Ka momente kur një vend nuk bie në renditje. Bie në dinjitet. Ka momente kur indikatorët ndërkombëtarë nuk...

Trump: Macron dhe Starmer trimërohen pak kur nuk jam unë pranë tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump komentoi marrëdhëniet me homologun francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer, duke thënë se ata priren të jenë “pak...

Shefi i NATO-s në Davos: Çështja kryesore nuk është Grenlanda, por Ukraina

Çështja kryesore nuk është Grenlanda tani, çështja kryesore është Ukraina. Kështu tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në Davos. Duke folur në një panel...

Reagon familja e Brikenës pas deklaratave të Mateos për raportin e tyre dhe puthjet e pretenduara

Mateo Borri ka dhënë disa detaje shtesë në lidhje me njohjen me Brikena Selmanin. Ai ka përmendur edhe disa arsye që çuan në prishjen e...

“Ta fik cigaren në ballë”- debat i ashpër mes Kristit dhe banorit të ri në Big Brother

Një debat i ashpër ka ndodhur në Big Brother VIP Albania 5 mes Kristit dhe Rogertit. Rogerti, banori më i ri i shtëpisë më të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu