Takim historik ndërmjet Presidentes së Kosovës dhe Presidentit të Sirisë së Lirë

Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë janë dy popuj që ndajnë plagë të thella historike — vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale e gjenocidale, si dhe përpjekje të vazhdueshme për liri dhe dinjitet.

Në një takim të parë zyrtar, Presidentja e Republikës së Kosovës mirëpriti Presidentin e Sirisë së lirë, z. Ahmed al Sharaa, për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona.

Kosova dhe Siria ndajnë histori të ngjashme të dhimbjes nga lufta, shpërnguljes së detyruar dhe sfidave të mëdha të rindërtimit pas konfliktit. Në këtë frymë solidariteti, Kosova shpreh gatishmërinë për të ndarë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës.

Ky takim simbolizon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ndërmjet dy popujve që kanë luftuar për liri dhe drejtësi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çitaku: Krimi po merr përmasa galopante, faturën e paguajnë qytetarët

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas lajmit se Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka...

Merret vendimi! Burg i përjetshëm për anëtarin e ‘Hellbanianz’

Një nga emrat më të njohur të grupit “Hellbanianz”, Sabajet Shuti – i njohur ndryshe si “Skilla” – është dënuar me burgim të përjetshëm...

511 miliardë fuçi naftë të zbuluara në Antarktidë mund të nxisin Luftën e Tretë Botërore – Ja pse!

Pikat kryesore të historisë Luftë Botërore? Antarktida është një zonë që nuk lejohet të eksplorohet për përfitime financiare personale nga asnjë shtet. Rusia ka zbuluar...

Vdekja e 27-vjeçarit, reagon Kurti: Abuzuesit nuk do të kenë strehë në institucione

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, në duart e...

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu këmbëngul se Izraeli nuk po kërkon të zhvendosë me forcë palestinezët, por thjesht dëshiron t’u ofrojë atyre që janë të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu