Studentët kërkojnë modalitete më të mira rreth shujtës studentore

Studentët i kërkojnë ministres së sapoardhur në detyrë, të gjejë modalitete më të mira rreth shujtës studentore, shkruan Alsat.

Së pari ajo është e pamjaftueshme, dhe së dyti, në raste të luhatjes së inflacionit, ministria duhet të ketë plan rezervë për marrëveshje me zinxhiret gastronomike ku mund të blejnë studentët.

Forumi për ndryshime në arsim propozon që MASH të ndërtojë bashkëpunim me komunitetin e bizneseve dhe gastronomisë që cmimet e ushqimit të përshtaten sipas nevojave dhe kërkesave të studentëve.

Sipas Blendi Hodait, shujta studentore ditore, aktualisht duhet të jetë të paktën 180 denarë.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës t’i dërgon paratë për të gjithë javën, dhe i ke në llogari dikund 840 denarë, dhe ti nëse paguan ushqimet me këtë shumë, ndoshta mbijeton deri të mërkurën të paguash ushqime me 840 denarë, më pas duhet me para të xhepit t’i blesh këto. Edhe normalisht që kupton njeriu që për tri ditë mund të hani një doner ose hamburger, me 840 denarë për gjithë javën që i ke dhe pastaj duhet të shtosh me para vetanake për mu ushqy…Këtu duhet të fokusohet MASH, jodomosdoshmërisht të rritet çmimi pa mos bërë një lloj bashkëpunimi me restorantet se si duhet të implementohet shujta studentore nga shtatori…”, tha Blendi Hodai, Forumi për ndryshime në arsim.

Ministrja e re e arsimit dhe shkencës, Vesna Janevska, thotë po bëhen analiza, por ndryshimet duhet të pasqyrohen në rebalancin e buxhetit, që si duket, për këtë fazë nuk ka kohë të mjaftueshme drejt arritjes së një zgjidhjeje solide.

“Për studentët bëhen analizat, e dini se kemi trashëguar gjendje të keqe të buxhetit ne tani duhet urgjentisht të bëjmë ribalans të buxhetit, që sigurisht do të ndodh në korrik”, u shpreh Vesna Janevska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Sipas hulumtimit të Forumit për ndryshime në arsim, një student për shpenzime universitare, banim e ushqim harxhon rreth 11 mijë euro deri në mbarimin e studimeve.

Përmes intervistave me studentë të disa fakulteteve, është konstatuar se një student për një semestër, vetëm për ushqim shpenzon deri në 15 500 denarë varësisht se në cilin fakultet dhe qytet studion./ Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Tre shqiptarë në një tryezë të rëndësishme në Shkup: në fokus Marrëveshja e Ohrit dhe e ardhmja europiane!

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka zhvilluar një takim me Osman Kadriu, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, dhe Krenar...

Hasani: Nga kush kanë frikë? Nga Mickoski?!” – Hasani sfidon VLEN-in në hapjen e shtabit të AKI-së në Luboten

Luboten, Komuna e Butelit – Sonte Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) hapi zyrtarisht shtabin zgjedhor në fshatin Luboten, ku qindra mbështetës u mblodhën për...

AKI / Fetahu takon afaristët lokal: Bizneset private janë shpirti i Dibrës

Dibër, Kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Fetahu, ka zhvilluar një takim me afaristë dhe...

Ahmeti: Sakrificat e shqiptarëve të Kroacisë janë dëshmi e pathyeshmërisë dhe luftës për liri dhe dinjitet

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka pritur në takim anëtarë nga Shoqata e Shqiptarëbe mbrojtës të Kroacisë dhe pjesëtarë tjerë të komunitetit shqiptarë në...

Kosova paguan shtrenjtë për ‘egot’ e liderëve

Gjatë 10 ditëshit të fundit të muajit shtator, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministrja e jashtme në detyrë, Donika Gërvalla-Schawrz...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu