Stadiumi i Tetovës të mos keqpërdoret për qëllime parazgjedhore, kërkojmë transparencë dhe procedurë të rregullt

 

Qytetarët e Tetovës dhe rrethinës, sportëdashësit, tifozët dhe klubet futbolistike për një kohë të gjatë janë në pritje të një stadiumi të ri apo të renovuar sipas standardeve të duhura.

Fillimisht, Aleanca për Shqiptarët-Tetovë do të përkrahë çdo nismë dhe iniciativë që do ta zgjidh përfundimisht çështjen e rregullimit, dhe rinovimit të Stadiumit të Qytetit, e cila iniciativë duhet të jetë në kuadër të ligjit, procedurës së rregullt të tenderimit, transparencës dhe llogaridhënies, së parasë publike të qytetarëve të Tetovës.

Gjithashtu ASH do të denoncojë dhe do të dënojë çdo keqpërdorim dhe abuzim me indicje për të mashtruar opinionin për efekt elektoral, me paratë publike të Tetovarëve.

Pas deklaratës së Kreut të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami rreth hapjes së tenderit per stadiumin e ri, ne si ASH Tetovë por edhe si qytetar të rëndomtë e si sportdashës, shprehim dilemat dhe dyshimet tona që në fillim për keqpërdorime dhe mallverzime në këtë proces.

Andaj publikisht i shtrojmë dilemat tona dhe njëkohësisht parashtrojmë pyetje për të cilat presim përgjigje nga Komuna e Tetovë edhe atë:

1. Si është e mundur një ndërmarje transportuese e cila ka paraqitur humbje në anën tjetër të shpall tender milionëshe euro?

2. A është paraparë ky furnizim publik në programin dhe në planin e Komunës së Tetovës në vitin 2023 kur është përpiluar buxheti dhe a eshte votuar i njëjti në Këshillin Komunal?

3. A është e ligjshme që të fillohet procedura e tenderimit pa buxhet dhe pa konstrukcion financiar, kur vetë komuna gjeneron borxh publik ndërsa ndërmarrja funskionon me humbje.

4. A janë kushtet e tenderimit në përputhje me përmasën e projektit për stadium?

5. Përse krahas renovimit apo ndërtimit të stadiumit të Qytetit, duhet të ndërtohen stadiume ndihmëse në Qendrën sportive dhe në Fshatin Saraqinë kur e kemi stadionin ndihmës i njohur si Stadiumi i Luboteni. Përse stadiumet ndihmësë mos të ndërtohen aty ku janë sot dhe shtrojmë pyetjen çka bëhet me hapësirën e stadiumit të vjetër?
Deklarata e Kryetarit të Komunes së Tetovëa z. Bilall Kasamit pas publikimit të tenderit dhe pas mbarimit te gjitha procedurave, ku pretendon se i njejti mund të ndihmohet edhe nga FFM, UEFA dhe Agjencioni për rini dhe sport nuk duket serioze, përderisa paraprakisht janë mbyllur te gjitha procedurat dhe nuk ka siguruar mbështetje paraprake për projektin në fjalë nga institucionet e lartpërmendura.

Këto janë shqetësimet tona dhe të qytetarëve të Tetovës të cilët me shumë të drejtë duhet të jenë të informuar! Mbi të gjitha duhet të ketë transparencë dhe llogaridhënie!

Flakron Bexheti, kryetar i degës
Aleanca për Shqiptarët
Tetovë

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Banorët e Krushevës falënderojnë ambasadorin shqiptar për zgjidhjen e çështjes së shkollës në Nerovë

Krushevë – Banorët e fshatit Nerovë, në komunën e Krushevës, kanë shprehur mirënjohje publike ndaj ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut për mbështetjen...

“Shkolla politike e Taravarit: Kur të përjashtojnë, thuaj që po dorëhiqesh”

Gëzim Kadriu jep dorëheqje: “U përjashtuam nga qeverisja lokale” Gëzim Kadriu, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i drejtorit...

Deshqiptarizohet edhe Telekomi: “Për SHQIP – shtypni 2” është hequr! Ku janë Ziba dhe Arsllani?

A janë në dijeni Nusret Ziba dhe Sead Arsllani, anëtarët shqiptarë të Këshillit të Drejtorëve në Telekom, të emëruar nga vetë Qeveria që mban...

Studentja amerikane përplaset për tokë derisa fshihej nga xhandarmeria serbe, filluan ta shkelnin me këmbë dhe ta godisnin me shkop në shpinë

Një studente amerikane ra në dysheme ndërsa fshihej nga xhandarmëria serbe gjatë protestave të mbrëmshme në Beograd, dhe më pas ata filluan ta shkelnin...

Sulmi ndaj Thaçit e Veselit, Genc Prelvukaj: Albin Kurti qenka më rëndë se Agim Bahtiri

Ish-kandidati për deputet i PDK-së, Genc Prelvukaj, ka reaguar pasi kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka sulmuar mbrëmë ish-krerët e PDK-së, të cilët vazhdojnë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu