Sot pritet vendimi i Penales për ankesën e Prokurorisë për sulmuesit në M-NAV

Këshilli Penal në Gjykatën Penale të Shkupit me gjasë, sot do të vendosë për ankesën e Prokurorisë lidhur me vendimin për caktimin e masave të kujdesit ndaj Bekim Nezirit dhe tre të dyshuarve të tjerë për sulmin në objektin e Kontrollit të Trafikut Ajror në Shkup. Avokatët e të dyshuarve paraditen e djeshme kanë dorëzuar përgjigjet në ankesën e Prokurorisë në Gjykatën Penale, ku më pas është hapur rasti, transmeton Portalb.mk.

“Në funksion të kërkesës së palëve në procedurë, por mbi të gjitha për respektimin e vazhdueshëm të dispozitave ligjore, gjykata brenda 48 orëve do të marrë vendimin e duhur, për të cilin do të njoftojë palët dhe opinionin. Lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me personat e tjerë të përfshirë në rast, njofton opinionin se deri në këtë moment Prokurori Publik nuk ka paraqitur kërkesë shtesë në gjykatë për caktimin e masës për personat e tjerë të përfshirë, përveç katër të cilëve tashmë janë në masë paraprake”, njoftoi dje Gjykata Penale.

Edhe pse Qeveria ka vepruar me kërkesën e Sindikatës për shkarkimin e menaxhmentit të M-NAV-së, kryeministri Dimitar Kovaçevski sot ka kërkuar nga inspektorati i punës që të kontrollojë punën e Sindikatës në M-NAV, duke shprehur dyshime në proceset dhe shpalljet e punës dhe e quajti kompani familjare M-NAV, diçka e theksuar më parë nga partneri i koalicionit BDI.

“Janë disa aspekte që duhen analizuar dhe në një pjesë që duhet ndërhyrë. Së pari, mendoj se ajo kompani është bërë si një biznes familjar, sepse kur shikon ka punonjës deri në brezin e tretë. Kur ta merrni sindikatën – babai i tij ka punuar atje, ai punon atje, vëllai i tij punon atje, në fund janë bërë si një familje në të cilën kanë konflikte që ndodhin zakonisht në shtëpitë e njerëzve dhe mendoj se duhet të hetohen gjithashtu, dhe siç thotë edhe BE-ja, mënyra se si i bëjnë konkurset dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve etj., të mos ndodhë që një kandidat të marrë teste të gatshme, nuk e di, por kjo duhet parë, sepse ka shumë “rastësi” në atë organizatë, që nënkupton se ndoshta ato rastësi nuk janë aq të rastësishme”, vlerëson Kovaçevski.

Një ekip nga policia financiare dje, siç është paralajmëruar, ka hyrë në ndërtesën administrative të M-NAV-së në qendër të Shkupit për të hetuar mbi operacionet financiare të kompanisë, por edhe të Sindikatës, prokurimin publik dhe, siç theksohet në njoftimet dhe procedurat e punësimit.

Nga aty bëjnë me dije se një pjesë e dokumentacionit është grumbulluar, por edhe se presin që t’u dorëzohet pjesa tjetër e dokumenteve dhe më pas do të nisin analizimin e të dhënave.

Katër të arrestuarit janë të detyruar të paraqiten në gjykatë dhe nuk lejohen të dalin jashtë vendit, ndërsa katër të tjerët që morën pjesë në sulm janë duke u kërkuar intensivisht, njofton MPB.

Bordi Mbikëqyrës në ofruesin kombëtar të shërbimeve të aviacionit M-NAV pritet të zyrtarizojë shkarkimin e kryetarit të Bordit Fahrudin Hamidi dhe drejtorit ekzekutiv sektorial Ljube Stamenkovski dhe në vend të tyre të emërojë Hekuran Asanin dhe Milan Koraq, sipas udhëzimeve të marra dje nga Qeveria, dhe pas sulmit në institucion më 4 të këtij muaji.

Me vendimet e Qeverisë u ndalua greva e paralajmëruar për sot nga Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror, e cila pezulloi vendimin për mbylljen e hapësirës ajrore. Gjykata Themelore Penale Shkup, nga ana tjetër, nga sot duhet të vendosë për ankesën e Prokurorisë Publike lidhur me vendimin për mospranimin e kërkesës për caktimin e paraburgimit për katër të dyshuarit në lidhje me sulmin në M-NAV.

Qeveria në seancën e para dy ditëve propozoi shkarkimin e tre drejtorëve të M-NAV.

Ndërkohë, në M-NAV dy ditë më par[ ka hyrë Policia financiare. Nga atje për mediat njoftuan se do të bëjnë kontrolle për të parë a ka dyshime për vepra penale në procedurat financiare.

Pakënaqësitë në M-NAV kanë nisur prej kohësh dhe sindikata disa herë ka paralajmëruar se po punësohen kuadro partiake dhe jo profesionale, për këtë arsye është kërkuar një reformë serioze në shërbim dhe përmirësimi i kushteve të punës. Por sulmi i 4 janarit u konsiderua më seriozi, i cili ndodhi nga të dyshuarit në krye me Bekim Nezirin, në Navigacionin e Maqedonisë, pasi kryetari i Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Aleksandar Tasevski më 4 janar mbajti konferencë për shtyp së bashku me kontrolluesit e tjerë të fluturmeve, duke informuar se anëtarët e Sindikatës janë nën presion të shtuar nga menaxhmenti i M-NAV për shkak të kundërshtimit të sindikatës lidhur me shpalljen e fundit për punësime.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

LAJMI I FUNDIT: Të shtëna me armë zjarri në Fushë Topanë të Shkupit!

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para disa minutave në Fushë Topanë, raporton SHENJA. Jozyrtarisht ka ta plagosur, ndërkohë policia ka dal në vendin...

Për shkak të inateve politike të Fatmir Limanit, Isen Shabanit i merren kompetencat e çerdhes. Objektet mbeten pa rrymë dhe ngrohje, procesi edukativ nuk...

Për shkak të inateve politike, Isen Shabani, drejtor i çerdhes “Pranvera” në Komunën e Vrapçishtit, ka reaguar ndaj akuzave të Ministrisë për Politika Sociale,...

Isen Shabani demanton akuzat e Ministrisë për shkelje të të drejtave të fëmijëve dhe menaxhimin e çerdhes “Pranvera”

Demantoj çdo akuzë të pabazë nga ana e Ministrisë për Politika Sociale, Demografi dhe Rini në lidhje me çfarëdo lloj shkeljeje të të drejtave...

​100 ditë nga shembja e tendës, studentët bllokojnë hyrjet në Novi Sad

​Sot mbushen 100 ditë nga shembja e tendës në Novi Sad, e cila la të vdekur 15 persona. Studentët në Serbi u kanë bërë thirrje...

Melinda Ademi befason me një video provokuese: Të gjitha sytë tek ajo!

Rep-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka ndarë me përkrahësit e saj një video goxha provokuese që ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale. Videoklipi,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu