Sondazhi: 60% e shqiptarëve që jetojnë jashtë nuk do të vijnë në atdhe për festa!

Pjesa më e madhe e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit nuk do të kthehen në Shqipëri për festat e fundvitit.

Sipas një sondazhi të kryer nga “Monitor” në faqen e internetit dhe në rrjetet sociale, vetëm 40% e votuesve u shprehën se do të kthehen në Shqipëri për festa.

Mes shumicës së votuesve që u shprehën se nuk do të kthehen për festa në Shqipëri, arsyeja kryesore që ata përzgjodhën ishin çmimet e larta. 35% e votuesve në sondazh u shprehën se nuk do të kthehen në Shqipëri për shkak të çmimeve të larta në këtë periudhë.

Inflacioni i lartë në dy vitet e fundit ka sjellë një goditje të fortë për shumicën e konsumatorëve në Botë, duke përfshirë edhe emigrantët. Megjithëse norma e inflacionit gjatë këtij viti ka ardhur në rënie graduale, si në Eurozonë, ashtu edhe në Shqipëri, sërish perceptimi konsumator është se çmimet janë të larta.
Ndërkohë, arsye të tjera më specifike që do të ndikojnë në vendimin e shqiptarëve të diasporës për mos u kthyer në Shqipëri për festa janë edhe shtrenjtimi i biletave të avionëve dhe zhvlerësimi i Euros në kursin e këmbimit me Lekun.
13% e votuesve janë shprehur se nuk do të kthehen për shkak të rritjes së çmimit të biletave, ndërsa 12% e tyre janë përgjigjur se arsyeja kryesore është zhvlerësimi i Euros në kursin e këmbimit me Lekun.

Gjatë sezonit veror dhe atij të festave të fundvitit, kur kërkesa për të udhëtuar është e lartë, çmimet e biletave të avionëve (por edhe të trageteve) shënojnë rritje të ndjeshme. Pamundësia për të udhëtuar me çmime të arsyeshme është një faktor që një pjesë e mirë e njerëzve të zgjedhin periudha të tjera të vitit për udhëtimet që mund të spostohen në kohë.

Ndërkohë, rënia e ndjeshme e kursit të këmbimit Euro-Lek këtë vit e rritur akoma më shumë koston e kthimit në Shqipëri për emigrantët. Veçanërisht në gjysmën e dytë të vitit 2023, Euro ka pësuar një rënie drastike, që në momente të veçanta ka prekur nivelet e 13%-14% me bazë vjetore. Kjo bën që shpenzimet konsumatore në Lekë për subjektet me të ardhura në Euro të jenë më të larta për efekt të kursit të këmbimit. Nëse shtojmë edhe efektin paralel të rritjes së çmimeve, zhvlerësimi i Euros perceptohet si një faktor me ndikim të konsiderueshëm në vendimmarrjen e emigrantëve për të pushuar në Shqipëri.
Kryesisht për arsyet e mësipërme, rreth 60% e votuesve në sondazh janë shprehur se nuk do të kthehen në Shqipëri për festat e fundvitit.

Dërgesat e emigrantëve ngelen një burim i rëndësishëm për ekonominë shqiptare. Për 9-mujorin, dërgesat e emigrantëve dhe të ardhurat nga puna arritën në 677 milionë euro, në rritje me 14.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Moskthimi i një pjesë të madhe të tyre për sezonin e festave natyrshëm do të ketë një lloj ndikimi edhe në flukset valutore hyrëse dhe në shpenzimet konsumatore për ekonominë shqiptare në këtë periudhë të vitit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bernardi me akuza të forta pas daljes: Këta tre djem brenda shtëpisë janë “gay”

Bernardi ka lëshuar akuza të forta pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip Albania 4. Në Fan Club, Bernardi ka aluduar se tre djem...

Gerti Akuzon Laertin si Bi-sexual, Aktori Reagon: “Është Absurditet të Bësh Kësi Lloj Akuzash Pa Asnjë Fakt”

Një deklaratë e fortë ka shpërthyer në media, ku Gerti ka akuzuar aktorin e njohur Laertin se është bi-sexual, pa dhënë asnjë fakt për...

“20 ditë në koma”, rrëfehet aktori shqiptar: Një plumb mora unë, mami pesë!

Aktori Marius Dervishi, ose sikurse e njohim të gjithë, Zebërvoki ka rrëfyer ngjarjet që shënjuan jetën e tij. Ngjarjet e vitit 1997 janë nga...

COVID-19 doli nga laboratori i Wuhanit? CIA nxjerr raportin: Arsyeja përse…

CIA tregoi të shtunën një vlerësim të ri mbi origjinën e shpërthimit të COVID-19, duke thënë se koronavirusi ka më shumë gjasa të ketë...

Tubim madhështor në Malishevë, Haradinaj: U tregua fuqia e bashkimit tonë

Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkë me partnerët e koalicionit mbajti tubim në Malishevë. Ai falënderoi Malishevën për mbështetjen e jashtëzakonshme,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu