Snopçe i përgjigjet Frontit Europian: “Më shumë se 20 vjet në qeveri, nuk e keni zbatuar Marrëveshjen e Ohrit”

Halil Snopçe nga VLEN i është përgjigjur Frontit Europian në lidhje me akuzat se po shkelin Marrëveshjen e Ohrit. Snopçe thotë se përderisa BDI ka qenë në pushtet disa herë ka shkelur këtë marrëveshje dhe e njëjta nuk është zbatuar 100%, ndonëse kanë kaluar 18 vite, nga viti 2006 kur është dashur të realizohet. Ai porositi Frontin Europian që në vend se të shohin mekanizmat për të mos mbetur në opozitë, të mendojnë së me çfarë metoda demokratike do të veprojnë në opozitë.

“Nuk ka lidhje me thyerjen e Marrëveshjes së Ohrit, ata ende nuk kanë dhënë ende përgjigje ndaj qytetarëve të Maqedonisë se Veriut se përse MO është thyer disa herë. Ata qeverisin 20 e kusur vite ndërsa marrëveshja është dashur të realizohet në tërësi deri në vitin 2006 ndërsa edhe pas 18 viteve nuk janë plotësuar disa pika të Marrëveshjes së Ohrit. E tani ata në interes të tyre… meqë janë të vetëdijshëm se do të jenë në opozitë po thirren në MO, e që nuk ka asnjë logjikë, kuptohet. Ata më së miri do të ishte të artikukojnë se më çfarë mjete demokratike, me çfarë metoda demokratike do të veprojnë në opozitë”, u shpreh Halil Snopçe nga koalicioni VLEN.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu