Sindikata e Gazetarëve të RMV-së: Ndalini konferencat për media në ambient të hapur në mes të valës së të nxehtit

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias (SPGPM) u bëri thirrje aktorëve politikë në vend që të respektojnë rekomandimet aktuale për mbrojtje nga vala e të nxehtit. Në kushtet e rrezikut portokalli nga temperaturat e larta, Qeveria ndër të tjera rekomandoi shmangien e qëndrimit në natyrë nga ora 11:00 deri në orën 17:00 – masë kjo që nuk respektohet as nga qeveritarët, as nga përfaqësuesit e partive politike, thonë nga Sindikata.

“Për shembull, sot koalicioni “VLEN” organizoi konferencë për media në sheshin “Skënderbej” në Shkup në orën 12:00, ndërsa dje në Ohër, ministri i Kulturës Zoran Ljutkov dha deklaratë për media në ora 14:00. Ne besojmë se si përfaqësuesit e qeverisë ashtu edhe partitë duhet t’i kushtojnë vëmendje intervalit kohor kur caktojnë deklaratat për media, ose nëse është e nevojshme që ato të zhvillohen nga ora 11:00 deri në orën 17:00, eventet të organizohen në hapësira të mbyllura dhe me ajër të kondicionuar”, thonë nga SPGPM.

SPGPM paraprakisht u bëri thirrje vetë mediave që të ofrojnë mbrojtje adekuate për punonjësit e tyre, veçanërisht për ata gazetarë dhe punonjës të mediave që duhet të raportojnë në ambient të hapur.

“Gazetarët dhe punonjësit e medias duhet të jenë gjithmonë në terren dhe të raportojnë në të gjitha llojet e kushteve të motit, prandaj duhet të jenë të kujdesshëm dhe të veprojnë sipas kushteve gjatë kryerjes së detyrave të tyre të punës. Ne besojmë se asnjë punëtor nuk duhet të ekspozohet ndaj rreziqeve të panevojshme shëndetësore gjatë kryerjes së detyrës”, thanë nga SPGPM.

Kujtojmë se vendi ka hyrë në fazë portokalli për shkak të temperaturave të larta të cilat variojnë mbi 30 gradë Celsius, e priten që të arrijnë edhe deri në 42 gradë Celsius.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kur 250 milionë euro kalojnë përballë syve të Odës Ekonomike – pa asnjë shqiptar në listë. Ku ishte Mendi Qyra?

Mungesa e përgjigjes së Mendi Qyrës për grantin prej 250 milionë eurosh Si ish-kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe tashmë kandidat për...

Selmani: Qokua dhe Merkua, bashkë n’Qeveri

Selmani: Qokua dhe Merkua, bashkë n'Qeveri Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Nafie Selmani, ka goditur rëndë bashkëpartiakun e saj në RMV, Bekim Qoku, duke nxjerë në...

Dështimi i qeverisë, Haxhiu-partive tjera: S’ka terminale apo tenderë në emër të votës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dështimit të votimit për formimin e qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës. Ajo e ka...

“Një ditë e mirë shqiptare” – Valon Syla shkruan pasi nuk u votua Qeveria Kurti 3

Gazetari dhe analisti politik, Valon Syla ka shkruar pasi sot në Kuvendin e Kosovës nuk ka arritur t’i mbledh 61 vota, Qeveria Kurti 3. Këtë...

Dështimi i Qeverisë “Kurti 3” në fokusin e mediave botërore

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar gjerësisht për dështimin e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për të siguruar mbështetjen parlamentare për formimin e qeverisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu