Shpenzimet e jetesës rriten për 3 %, çmimet me pakicë rriten për 3,9%

Shpenzimet për të jetuar në Maqedoninë e Veriut shënojnë rritje nga viti në vit, madje edhe nga muaji në mauj. Siç njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës, shpenzimet e jetesës në korrik të këtij viti, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, janë rritur për 3.0 për qind, ndërsa çmimet me pakicë janë rritur për 3.9 për qind. Inflacioni i matur përmes indeksit të shpenzimeve të jetesës në korrik krahasuar me qershorin 2024 është 0.7 për qind. Çmimet me pakicë, nga ana tjetër, në korrik krahasuar me muajin paraprak shënuan rritje prej 1.5 për qind.

ENTI SHTETËROR I STATISTIKËS

“Rritja e inflacionit është rezultat i rritjes së shpenzimeve të jetesës në grupet: restorante dhe hotele për 5.8 për qind, transport për 4.9 për qind, argëtim dhe kulturë për 1.2 për qind, shëndetësi, mallra të ndryshm dhe shërbime për 0.6 për qind, ujë, elektrik, gaz dhe derivate të tjera për 0.3 për qind, pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët për 0.1 për qind”.

Në korrik 2024, krahasuar me qershorin 2024, ulje e shpenzimeve të jetesës është vërejtur në grupet, sikurse veshje dhe këpucë për 0.5 për qind. Ndërkaq, shpenzimet e jetesës në grupet, sikurse mobilie dhe mirëmbajtje të amvisërive dhe arsimimi ka mbetur në të njëjtin nivel me muajin e kaluar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump bojkoton mbledhjen e G20-ës në Afrikën e Jugut: Pronarët e bardhë po vriten e masakrohen, e turpshme që samiti po mbahet atje

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të premten nëpërmjet se asnjë zyrtar amerikan nuk do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G20-ës në...

Thellohet krisja Rusi-Serbi, Moska: Vuçiç ndryshe flet me ne, ndryshe me Perëndimin!

Rusia e shfaqi hapur pakënaqësinë e saj me qëndrimin e presidentit serb Aleksandar Vucic, të gjendur në një udhëkryq mes saj dhe Perëndimit. Zëdhënësja e...

Kurti: Opozita vendos! Ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti thotë se pas propozimit të Glauk Konjufcës për mandatar për formimin e Qeverisë, i mbetet opozitës të...

Raporti i BE’së: Nga Kosova pritet ta nis Asociacionin, Serbia njohjen e simboleve, dokumenteve – s’po i zbatojnë marrëveshjet

Pak ditë më parë, Komisioni Evropian ka miratuar Pakon vjetore të Zgjerimit, duke paraqitur një vlerësim gjithëpërfshirës të progresit të bërë nga vendet partnere...

Arifi shpërfill Pecin: Gara në Mitrovicë është përballje mes Tahirit dhe shtetit

Opinionisti, Avni Arifi ka deklaruar se Arian Tahiri është fitues jo vetëm në Mitrovicë, por në të gjithë Kosovën. Sipas tij, Tahiri nuk po garon...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu