Arsim Zekolli
Dikur yll qe shendriste nga skena e teatrit dhe ekranet e kinemas dhe televizionit. E bukur, stoike, plot sharm dhe talent. Pishtare e pionere e aktrimit qe me Gjilanasit tjere themeluan Teatrin Shqiptar ne Shkup. Emrin e saj e dinim te gjith, ne Maqedoni, Kosove, kudo ne vise Shqiptare.
Sot, e kisha te pamundshme te gjej foton e saj ne internet. Nuk ka as faqen e saj ne IMBD, WIkipedia. Eshte ende mes nesh, ne Shkup, e heshtun dhe harruar.
Sot eshte harresa qe na turperon te gjith neve, si Shkupjan dhe si Shqiptar. Fjalen e kam per te Madhen Aktore Shqiptare Silvana Bajqinovci, doajenen e Artit SKenik ne Maqedoni dhe Kosove.
Zonjen Silvana e mbajme mend per rolet e saja ne Rojtaret e mjegulles (1988), Duartë e Pastra (Clean hands) (1981) and Lulepjeshkat e dashurisë (1988), per dhjetera role ne Teatrin Shqiptar ne Shkup.
Personalisht e mbaj mend nga fillimi i viteve 90ta kur punoja te Revista Dita. Mbaj mend entuziazmin e saj, besimin e palekundur se per Shqiptaret po vijne dite me te mira. Mbaj bindjen e saj se “keta djem dhe vajza te reja nga Cairi, Gazi Baba, Serova do jan me te mire se gjith ne”.
Dhe pernjehere, e bukura zonja Silvana u zhduk nga ekranet, nga jeta publike, nen goditjen e vrazhdta te jetes qe nuk e kursente dot.
Nuk eshte vetem zonja Silvana.
Para ca vite shiqoja nje bised me zonjen tjeter te Teatrit, Elhame Bilalli, edhe ajo doajene e skenes teatrale, filmike.
Keto zonja jan deshmitare te nje kohe te arte te skenave, kur me aq entuziazem publikut i mundeson Shfaqje si Nita nga Josip Rela ne vitin 1980, me Serfaim Fanke dhe Ksenofon Dilo regjisor e skenarist nga Shqiperia, me Sefedin Nuredinin ne rolin e Zefit dhe Elhame Bilalli ne rolin e Nites.
Ishte koha kur bile edhe Kokat e Trasha te Komunizmit kishin aq edukat dhe vetedije qe te perbijne ndonje kritik nga bohemet aktor e artist nga dhe pereth Teatrit Shqiptar ne Shkup.
Te afermit me treguan se ende takojne zonjen Bilalli ne lagjen e saj, ne shitoren e perafert, me nje shkop ne dore dhe plot dashamiresi bujare ne pershendetje. Mosha nuk ja ka zbeh dinjitetin prej zonje, me thojne.
Per zonjen Silvana nuk kam ndegjuar me vite. Nuk di asgje. Kjo veterane e artit Shqiptar ende eshte mes nesh, e harruar nga ne te paftyrit qe nuk vleresojme ata – e sidomos koleget e saja te reja – qe hapnin rrugen per gjerat qe i gezojme sot. Turpi jon, marrja jon eshte qe emri i saj me shum haset neper burime maqedonase se Shqiptare.
Do ju lusja qe kete shkrim te percjellni te Prefekti Cairit Visar Ganiu. Qe si i pari i Shkupit Shqiptar te nxjerr nga harresa dhe te na shpeton nga turpi neve duke kontaktuar zonjen Bajqinovci dhe zonjen Bilalli. Te organizon ndonje manifestim ne Teatrin Shqiptar ne nder te ketyre Zonja Shkupi. Por aq me shum, qe ne keto kohera te veshtira, te ju del krah ne ndihme dhe perkrahje, me asistence dhe kontribut nga te gjith ne. E kemi per obligim. E kemi per nder kombetar dhe njerezor.