Nga LSDM thuhet se Hristijan Mickoski ose nuk ka njohuri ose me vetëdije është duke thënë të pavërteta për Çebrenin dhe flet për disa skandale.
“Është skandal që Qeveria e Nikolla Gruevskit dhe VMRO -ja në vitin 2013 ia kanë dhënë Tikvesh investitorit privat saktësisht 3 muaj pas marrjes së aprovimit për ndërtimin i hidrocentrali “Vrutok” Çebren. Ndërsa LSDM-ja me një ndërhyrje në Vendimin për fillimin e procedurës për dhënien e koncesionit, 3 muaj pas vënies në punë të hidrocentrali të Çebrenit e fut Tikveshin në kompani të përbashkët.”
Është një ndryshim thelbësor dhe i madh. Domethënë, ishte Qeveria e VMRO-së dhe Nikolla Gruevski, të cilit Mickoski ishte këshilltar për energjetikë, donin t’i jepnin 100 milionë euro investitorit privat. Është mirë që Mickoski në mënyrë indirekte e pranon këtë, por duhet t’u kërkojë falje qytetarëve dhe të tregojë të vërtetën ashtu siç është në të vërtetë, sepse pritet ta dijë si këshilltar për energji dhe si ish-drejtor i kompanisë elektrike e Maqedonisë. VMRO shpalli 11 herë tenderë për realizim për Çebren dhe dështoi.
LSDM-ja bëri një procedurë të suksesshme me të cilën do të realizohet ky projekt i madh dhe domethënës me vlerë mbi 1 miliard euro dhe kompanisë elektrike e Maqedonisë do të jetë pronar i 33%, kështu që paratë për investimin duhet të sigurohen në tërësi nga partneri privat.
Me ndërtimin e Çebren-it po rritet pavarësia energjetike e vendit dhe po bëhet një hap i madh drejt mbrojtjes së mjedisit”, thuhet në deklaratën e partisë.